Përse Tetor penën ma theve,
Me vrave muzen, me zhgenjeve.
Perse kte vit erdhe trazuar,
Tirana djegur,perveluar.
Vjeshteve Tirana ishte e bukur,
Veshur me ngjyra porsi nje kukull.
Por kete vjeshte, rruget si lume
Shqiptari kerkon lirine me shume.
Pena e thyer qan kete vjeshte,
I kerkoj muzes te shkruaj flete.
Muza memece, s’me flet me goje,
Lapsi ankohet e thot skam boje.
E ketu larg zemra me qan,
Kur shoh vatanin ashtu ne zjarr
Që copa -copa duan ta shesin,
Fytyra Djajsh, që buzeqeshin.
O ju çakej , veç burra sjeni,
Mos rrini fshehur si minjte ,si vemje.
Ju qe ndërseni police e” trima”
Te vrasin vellezer ,bije e bija.
E trishte kjo vjeshte ne Tirane,
Te rinjte vershojne si uragan,
Berrtasin,gjakosen e hiqen zvarre.
Ti mban karrigen si nje i marre.
Zbrit o kopuk, o derdimen,
Ishe i çmendur, mbete legen.
E qelbe fare, na nxorre bojen
Te erdhi ora,t’braktisesh lojen.
E ne Nentor te qesh Tirana
Le te festoj nje tjeter liri
Me fryme te re per Shqiptari
Vatani te jete e bukura shtepi.
Se nje karrige pa bekim,
Te kthet kokes si mallkim.
Kur nuk e sheh luften ne prag,
Mbi ty do te kthehet, ne bumerang.
Teuta Sulaj ✍️ 25/10/2026 Itali
