
UNË I VARFËR E TI PËRTACE*
Një plug dhe një trinë do ta kemi,
Dhe një kalë që ngre e rreket!
“Një kopsht me fasule, lakër e spinaq!”
A ndjeve Erk!
A ndjeve Majë!
Kështu do ta kemi!
Një derr do ta kemi që t’i japim mbeturinat!
Dhe rosa e pula mund të kemi, po të duam
“Dhe kafe e sheqer dhe ushqim të mirë!”
A ndjeve Erk!
A ndjeve Majë!
Kështu do ta kemi!
Një lopë do ta çojmë te livadhi në kullotë!
“Dhe jastëkë me pupla do të kemi në krevat
dhe pjata porcelani, të bukura e të lyera!”
Dëgjove Erk!
Dëgjove Majë!
Kështu do ta kemi!
Por Majë mori Majë, ku do t’i marrim?
Unë jam shumë i varfër e ti shumë përtace!
Ti lyp nëpër rrugë e unë punoj për pak bukë!
Si thua Erk!
Si thua Majë!
Ku do t’i marrim vallë?
Përktheu nga origjinali: Shuquri Sejdijaj
*Gustaf Fröding (1860-1911)
Kjo është një poezi humoristike, por në të njëjtën kohë pesimiste dhe socialrealiste e poetit suedez Gustav Frëding. Në shkrimet e tij pasqyrohen shpesh varfëria dhe ëndërrat e fshatarit suedez.