Shqipfolësve t’pabesisë!Shkruan: Sami Arifi


Shqipfolësve t’pabesisë!
(Poezi satirike)


Shkruan: Sami ARIFI


Pse trimat t’robruar jetojnë, 
ku janë shokët që s’ju ndihmojnë!
Mos me pushkë me dialog, 
për t’i nxjerrë nga vuajtjet sot!

N’Kumanovë u bë termeti, 
u mashtruan n’mes veti!
Luftëtarët e lirisë, 
tradhëtohen prej shqipfolësve t’pabesisë…

Përse vuajnë t’gjallë e për gazep, 
përse shtinësi dorën s’ju jep!
Për kend luftuan për t’pru liri, 
për vëllezër t’kenë barazi n’Maqedoni!
Ku janë prijësit shqiptarë, 
që s’ju krijohet mundësi; 
nga burgjet e betonta për t’dalë!…