Arta Tagani
Më në fund, antologjia e Mbrëmjes Poetike të Spillesë është mes nesh.
Një projekt që lindi nga dëshira për të bashkuar zëra, ndjeshmëri dhe fjalë nga Kavaja, Rrogozhina, Durrësi, Prizreni dhe Përmeti
Një takim që u kthye në kujtim, tashmë i ruajtur në këto faqe.
Një falënderim i përzemërt për të gjithë poetët që morën pjesë dhe ndanë vargjet e tyre, duke kontribuar në krijimin e kësaj antologjie.
Ka takime që përfundojnë me një mbrëmje, por ka edhe të tilla që vazhdojnë të jetojnë në kohë, përmes fjalëve.
Kjo antologji është një prej tyre.
S’di ku mbaroj e ku nis deti.
