Me njeriun e zemrës-Vullnet Mato

Vullnet Mato
ME NJERIUN E ZEMRËS
 
Habitem, madje mahnitem,
si për pak pasuri, për pak pare,
njerëzit shahen, vriten, priten,
shkatërrojnë jetën familjare.
 
 
Vriten njerëz të një gjaku,
vritet babai shtylla e shtëpisë,
shuhet dera, gjakoset pragu,
për interesa, të trashëgimisë.

 

Mbeten të gjithë fëmijët jetim,
në rrugë të madhe, në vetmi,
të përpëliten në varfërim,
për një strehë, për pak ngrohtësi.

 

Kur me njeriun tim të zemrës,
krahë për krahë, dorë për dore,
përjetojmë realitetin përtej ëndrrës,
duke ruajtur paqen shpirtërore.

 

Me njeriun tim të zemrës,
me unitetin tonë të dashurisë,
shenjtërojmë babën e nënën,
ngremë lart emrin fisnikërisë.

 

Me njeriun tim të zemrës,
pastrojmë fjalorin nga fjalë të rënda,
bëjmë fjalët, si nota të këngës,
të ruajmë ritmin normal në zemra.
 
Me njeriun tim të zemrës,
nga shigjetat e rrezikshmërisë,
si Akilin, gjer në majë të thembrës,
na mbron mburoja e dashurisë…