Kapitullim” Vjeshtë!-Arben Zeqo

… Pse kaq e Artë!
Një foto vodha …
Gjitoniásë,
“mikes” së zjarrtë.
E ndjek … pemushen,
verës – pranverë.
Vjeshtës plot ndjenjë,
dimër – shiut … erë.

Ka një magji,
pema … Japàne (japoneze).
E tëra rozë …
shpirtja humane.

Gjethet thëngjij,
gjysma … e zhveshur.
Si … “gruaja” e bukur,
dhomës … së fjetur.

Sa herë stinët,
pres e ndaloj.
Sytë më ndizen,
sa … fantazoj!

Të jetë kaq joshëse,
ngjyra Magji!
Pushton … oborre,
zemra s’a s’di!

Pres – shkojnë stinët,
vjeshta … parkon.
Si në të heshtur,
kapitullon.

Shkruaj,
shpirt që s’duron.
… VJESHTA!

@Zeqo.
Laç,
Devoll – Emigrantos!
London, November 2026.