Lotët e nënës Sevdije-Rinore Veliu-Zymeri

Lotët e nënës Sevdije

Lotët e nënës Sevdije rrjedhin si shi,
për bacën Jakup, që s’është në shtëpi.
Zemra e saj qan, por shpresa s’ka mbarim,
se drejtësia do të vijë, si drita në agim.

Për burrin e saj, për bacën Jakup,
lutet çdo natë me shpirtin plot mall,
shtatëdhjetë e pesë vite mbi supe,
por qëndron i fortë, krenar e çlirimtar.

Lotët le të thahen, le të vijë gëzimi,
le të hapen dyert, le të triumfojë besimi.
E së shpejti do të thuhet, me zë e krenari:
“Baca Jakup u kthye — përsëri në shtëpi!”

Rinore Veliu-Zymeri✍️