
AKUJT E PRITJES
Të ngathta orët ngrinin n’ akujt e pritjes
Në muzg gjer mesnate mbeta fillikat
Si nata dhe hëna s’ më jepnin përgjigje
N’agrepa minutat lëngonin n’ ankth të gjatë.
Në muzg gjer mesnate mbeta fillikat
Si nata dhe hëna s’ më jepnin përgjigje
N’agrepa minutat lëngonin n’ ankth të gjatë.
E vdekur koha lëngonte në vite të heshtjes
Rënkonin agrepat sa hidhnin një hap
Fryma iu morr nga ndrryshku i gënjeshtrës
Pseudopremtimet në rrënjë kush i bëri zap?
Hëna në qiell si me turp u mbush njolla
Kur drapërpërmbysur e kur ngjyrë shafran
Anët e saj të stërgjatë,maajuce,të holla
U orvaten ta prisnin natën me jatagan.
Hëna pa orën, s’lëviznin agrepat
Ajo fshihej e shfaqej në retë përreth
Herë si kosore që e merr era
Herë far,një kandil,një gjeth i verdhë .
Durimi i shtrydhur shtypi tëmthat sërish
Mes ndjenjash solli përmbytje,stuhi edhe shqotë
Kurrë mos ardhsh! E përserite,kij parasysh
Sikur diell të bëhesh a hënë e plotë.
Mes ndjenjash solli përmbytje,stuhi edhe shqotë
Kurrë mos ardhsh! E përserite,kij parasysh
Sikur diell të bëhesh a hënë e plotë.
Lefter ShomoK/47p.i.α.