Bukurie Bucpapaj

E indinjuar tek sa ndëgjoj të nëpërkëmbet figura legjendare e vllaut tonë Tahir Sinani. Ai mori pjesë në tri luftra për çlirimin e Kosovës në zonën më të rrezikshme të Pashtrikut në Koshare e në UÇPMB dhe ëndërronte të bashkonte krejt trojet tona. Lavdi figurës së tij legjendare.
Altarit të lirisë përjetësohen trimat
Tahir o vlla zemra po më k’ja,
emri yt që ndërtoi lirinë si kala ,
nga gojë e qelbur përflitet pa turp,
ti kurrë nuk u fshehe dole në luftë.
Ëndërra jote bashkimi kombëtarë ,
sot ata që pooulli i njeh si tradhëtarë ,
me mllefin e zi që ia u zaftë frymën
duan mbi ty të gjuajnë pshtymën.
Atë pshtymë që do ti’u kthehet bumerang,
ata që hanë lëpihen me armiqtë në nj’i sahan,
Ti o vlla ndrit si liria, si dielli i përjetësisë
se je bir i Iliridës, Dardanisë ,Çamërisë.
Ty të buzëqesh mbi varr dashuria
e një kombi ku flitet burrëria,
Ndër shekuj mbetesh slogan i trimërisë
lulëkuqe mbete në fushëbetejat e lirisë.
Mbi çdo gjë për ty ishte çështja kombëtare,
ashtu ishe rritur nga derë atdhetare,
amaneti yt mbeti në gjysmë e di,
Të bashkoje bijtë nanës Shqipëri.
Lavdi , Lavdi për ty o vlla që dhe jetën për Shqipëri.
Autore
Bukurie Bucpapaj