Analizë shpirtërore mbi poezinë e Namik Selmanit…Migel Flor

Saranda…si një qytet?. Apo si një qenie që merr frymë në vargëzimin dhe shpirtëzimin tuaj?

“Vetullbardha”.. nëna jonë e bukur… princesha dhe shenjtorja njëkohësisht. Sot nuk ma zbukuroi vetëm deti; është drita e vargut tuaj që zbukuron detin. Balli i saj është i stolisur me yje, sikur nata t’i ketë lënë bekimin mbi flokë.

Në çdo strofë, qyteti shndërrohet në parajsë të shpirtit. Kur njeriu lodhet, Saranda i fshin ballin e rrudhur.. Kur mërgimi e mbulon me ferrë, ajo i dhuron një gur deti që ndizet si diell në zemër. Shkëmbinjtë e mbetur nuk janë më prej guri.. janë prej malli..ngushëllim dhe kthim në shtëpi keto vargje pendë plori ynë🥰

Deti nuk më këndon vetëm me dallgë sot.. Ai më ruan zërat e parë..më mbush amforat me kujtime dhe më jep një gllënjkë shprese. Edhe muzgut lidhe një fjongo kaltërore, që unë ta marr me vete nëpër botë, si një copëz qielli të vendlindjes.

E gjithë poezia jote ka aromën e ullinjve, të portokalleve dhe të kripës së Jonit. Është një lutje , një përqafim pa krahë. U mahnita poet pa mendime të ndërlikuara… më preke me dritë, me mall dhe me dashurinë për vendin që më pret gjithmonë me derën hapur.

Një ndjesi e butë kjo poezi… sado larg të shkojë njeriu, mjafton një gur dhe njē lot malli nga deti i Sarandës që zemra të kujtojë rrugën e kthimit…

Plot urime pendëarti ynë!🥰

Migel Flor

Faleminderit!Moj vetullbardha, buzë detit

SARANDËS

Moj princeshë nga qielli ulur
Me kurorë madhështie,
Të merr fjalën ta bën pluhur
Kur nxjerr hiret mes shkëmbinjve.

Moj princeshë në brigje Joni
Në agimet dritëlara
Ja, këtu ka nisur zoti
Bukuritë që ka Saranda.

Bota e madhe pa kufinj
Me kështjella, gurë e male
Këtu dielli bën krushqinë
Me ullinj e portokalle.

Vetullbardha buzë deti
Ç’dorë, moj, të ka ujdisur?
Me gjithë yjet që ka qielli
Ballin-o ta kanë stolisur.

Dhekur dhëmbët i nxjerr dimri
Dhe tufanet vijnë te dera
Ti vjen pranë si trëndafili
Celur- në tre pranvera.

Dëgjoj zënë e lashtësisë
Nëpër dallgë pi verë amfore
Moj shenjtorja që sjell dritë
Jepna frymën engjëllore.

Kur na merr syrin dogana
Gjoksdjersitur, supelodhur.
Ti na vjen si në përralla
Na fshin ballin e rrudhosur.

Kur zgjatojnë udhë bote
Trastëngarkuar, halleshumë
Marrim fjongon kaltërore
Nga ky breg e nga ky muzg.

Kur na mbyt një natë kurbeti
Dhe dysheku bëhet ferrë.
Dhe një gur i marrë prej deti
Bëhet diell, luleshqerrë.

Namik Selmani