Anatomia e vijave-Ethem Cipi

Ethem Cipi

Anatomia e vijave
Që i vogël i kam urryer vijat,
vija të drejta,
vija të lakuara,
vija të thyera,
vija në matematikë,
vija në abetare,
më pas fillova të urrej ndarjet mes shteteve,
vija toksore,
vija bregdetare
vija horizontale,
vija kufitare,
kur lexova "Vija të bardha "
të Xhevahir Spahiut
i urreva regjimet,
renda pas poezive,
por e paqartë më ka mbetur,
vija mes dy gjinjëve.
Ethem Cipi Shiko më