Anonimka për Driteroin! Boris Miska

Boris Miska

Anonimka për Driteroin!

Në këtë foto janë në një nga përvjetorët e kujtimit të batalionit Fuat Babani të Devollit. Dritero Agolli dhe im at Pali Miska ishin shokë, e patën lidhur këtë shoqëri shumë herët në fillimet e viteve 60-të. Nuk dua të përdor fjalën miqësi sepse kjo sot po shpërdorohet ca si tepër. Nuk është kaq e lehtë të krijosh e lidhësh miqësi, duhet një trashëgimi, një emër, ngjarje, sebep i fortë si psh krushqia, duhet dera, besa e kjo mardhënje të ruhet e forcohet brez pas brezi. Pra po e theksoj ishin shokë dhe shokë të mirë. Të dy e respektonin njëri-tjetrin në çdo rrethanë e pozitë, ishin devollinjë, versnikë, dinin të llafosnin e dëgjonin, të rrinin natyrshëm me njerëzit e thjeshtë e pa mburrje. Kjo karakteristikë i bën që njerëzit të respektojnë e ruajn në kujtesë, siç është rasti i Driteroit që arriti ti imponohet kohës, palëve, grupeve e interesave, sepse mbeti njeri deri në fund.

Sot në përkujtim të datës së lindjes desha të tregoja diçka që lidhet me kohën dhe sa mençuri përcillte ai burrë në çdo bisedë. Personalitete si Driteroi për shkak të famës, kontakteve e mardhenjeve me çdo njeri, krahinë a qytet, shpesh viheshin në fokusin e goditjeve passhpine përmes letrave anonime që i shkruani me oreks Lart, dmth në KQ. Edhe këto ai dinte ti kapërcente me humor. Erdhi tek ne në Fier kur babai punonte atje dhe rastisa edhe unë. Tregoi një nga këto ‘bëmat’ sa qeshëm të gjithë. Kishte qenë diku nuk e mbaj mend fshatin dhe ata e kishin mbajtur për drekë në një familje që ky as i njihte e as kish pyetur. Kaluam mirë, na pritën siç e meritonte poeti, makinës e në Tiranë. Të nesërmen tha sa hyra në zyrë bie telefoni, merrnin nga paradhoma e sekretarit të KQ për ideologjinë.

Nuk e dija pse më thirrën tha Driteroi por më vajti mendja se me siguri do ketë ardhur ndonjë ‘anonimkë’ se mos ishte e para. Sa hyra më pritën me kënbët e para; ku ke qenë, në çfarë shtëpie ke ngrënë drekë, pse nuk pyet ku futesh, e di kush je e më the të thashë. Po dale bre shoku Ramiz, e kishte ndërprerë Driteroi!!

Nga ta merrja vesh unë që ata ishin me biografi të keqe. Aty më shpunë, pastaj shtëpinë e kishin njëlloj si të tjetër, fotografinë e Komandantit mbi oxhak, mezetë e rakinë njëlloj, dollitë për ty e Partinë e ngrinin njëlloj, këngë e vallen e këndonin e kërcenin si ne. Nga ta merrja vesh unë se qenë familje e deklasuar siç thotë ajo paçavurja pa emër. Qeshëm por ai edhe atë histori dinte ta përdorte për të përçuar një mesazh, po kujtë!! Sekretari për ideologjinë ato kishte ‘armën’ më të fortë, ça do bënte pa to!! Driteroi me këtë reagim deshte të thoshte; boll me këto letra e qëndrime ekstreme. Por KQ ja i kishte shumë për ‘zemër’ këto anonimkat, siç u thoshte devolliu me kupën e rakisë pe kumbulle përpara.

Ndaj ky njeri respektohet e kujtohet me thjeshtësi sepse të tillë e bëri jetën dhe pas la veprën dhe emrin e madh NJERi