Aromë jete…!Adriana Koka

Adriana Koka

Unë jam fjala dhe mendimi
Dhimbja dhe gëzimi…,
Unë jam derti dhe trishtimi
Deti me valë shkumbëzimi !

Unë jam fushë dhe mal
Lëndina dhe bari i blertë…,
Jam dielli me rrezet ar
Hëna e argjendtë qe feks !

Ndoshta jam dhe pak dimri
Marr dhe diçka nga vjeshta ..,
Por, nuk jam kurrê lëndimi
Sepse jam pranvera e jeta…!