Artisti që me ekspozitat me pikturë, skulpturë dhe qeramikë ka tërhequr vëmendjen e publikut francez-Olimbi Dafa

Artisti që me ekspozitat me pikturë, skulpturë dhe qeramikë ka tërhequr vëmendjen e publikut francez dhe të komunitetit shqiptar të diasporës.

Klement Sina (1958)Piktor, qeramist dhe fotograf.

Lindur më 1 korrik 1958 në Kuçovë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Kuçovë.

E nisi pikturën që në shkollë fillore dhe kurset e vizatimit në Shtëpinë e Pionierëve të qytetit të Kuçovës me mësues piktorin Gjon Hila (skenografi i operës së parë shqiptare, MRIKA).

Ekspozon për herë të parë në vitin 1976 në Berat, në një ekspozitë kolektive.

Ka punuar dhe studiuar për më shumë se 15 vite me radhë në studion e piktorit të mirënjohur Aleksandër Filipi (bashkautor i mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar) në Tiranë. Pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e qytetit të Beratit në vitet ’76–’90. Piktura, qeramika dhe bakri i rrahur janë teknikat e lëvruara në ato vite.

Merr studion e tij nga Lidhja e Shkrimtarëve, tashmë i specializuar si piktor dekori dhe qeramist. Punon si mësues i jashtëm në Shtëpinë e Pionierëve të Kuçovës për shumë vite me radhë, deri në vitin 1990.

Hap ekspozitën e parë në qeramikë në vitin 1990 në Kuçovë, punon dhe projekton e vë në punë linjën e plotë të qeramikës në Ndërmarrjen NPA të Kuçovës.

Me rastin e 2400-vjetorit të qytetit të Beratit, në aktivitetet e organizuara me këtë rast nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Beratit, hap ekspozitën personale në qeramikë në Galerinë e qytetit të Beratit.

Viti 1993 e gjen në Greqi, ku fillon punë në një ateliez dhe shkollë qeramike, e drejtuar nga mjeshtri i mirënjohur ndërkombëtar Niko. Paralelisht vazhdon të merret me pikturë, duke u përfaqësuar në ekspozita të ndryshme në Athinë, si edhe në Ambasadën Shqiptare aty.

I vlerësuar dhe i nderuar me stimuj dhe medalje si UNESCO dhe nga Shoqatat Shqiptare në Athinë.

Në vitin 2011 fillon përsëri ekspozimet në qytetin e Beratit, Durrësit, si dhe në Tiranë, në ekspozitën e përvitshme “Pranverë Art”. Që prej 10 vitesh jeton e punon në qytetin e Lionit, Francë, ku merr pjesë rregullisht në ekspozitën e përvitshme të Artit Pamor që organizohet në “Salon d’Arts Plastiques” në Espace Jean Poperen.

Në Francë ka hapur dy ekspozita personale në pikturë, si edhe një ekspozitë fotografike.

Gjithashtu ka përfaqësuar artin shqiptar në Festat Konsullore të organizuara nga Bashkia e Lionit në gjashtë vitet e fundit.

Në vitin 2022 vlerësohet me titullin “AMBASSADEUR de Paix” nga “La Fédération de la Paix Universelle Paris”.

Është përfshirë edhe në “ENCYCLOPÉDIE Les personnalités albanaises de France” (2024). Aktualisht punon si mësues.

I. ÇMIMET, TITUJT DHE MEDALJET BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË

Ekspozitat e hapura nga Klement Sina vijnë si një dëshmi e qartë se arti shqiptar ka potencial të madh për të komunikuar në skenat kombëtare dhe se, përmes përkushtimit, mjeshtërisë dhe kurajos krijuese, ai mund të marrë një vend të denjë në panoramën kulturore europiane.

Ekspozitat e tij kanë tërhequr vëmendjen e publikut francez dhe të komunitetit shqiptar të diasporës.

Punimet janë me qeramikë dhe bakër të rrahur, siç shprehet Klementi, i cili i punon me merak krijimet e tij, të cilat të krijojnë emocione të bukura.

Përmes ekspozitave që ai hap dëshmon aftësinë për të ndërthurur rrënjët kulturore me estetikën moderne, duke e paraqitur trashëgiminë shqiptare në një nga format që komunikon me publikun ndërkombëtar.

Kam lexuar një shkrim për një ekspozitë personale të Klementit, ku në fjalën e tij Dorian Koci, studiues, historian arti dhe personalitet i njohur në fushën e historisë dhe kulturës shqiptare, thekson historinë e kësaj ngjarjeje si një formë përfaqësimi dhe afrimiteti të artit shqiptar në platformën europiane.

Ai dëshmon se një ekspozitë e tillë është një art artistik, por edhe një akt komunikimi ndërkulturor, që ndërthuret midis traditës dhe bashkëkohësisë. Sipas tij, përmes saj u krijua një hapësirë pune e Klement Sines, ku kultura tradicionale shqiptare flet me një gjuhë moderne, të kuptueshme për publikun e gjerë, duke ruajtur autenticitetin dhe, njëkohësisht, duke përcjellë vlera universale shqiptare.

Prezantimi i artit shqiptar në qendra të rëndësishme kulturore si Lioni, duke u parë si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të krijimtarisë shqiptare në diasporë dhe rritjes së ndërgjegjshmërisë për trashëgiminë tonë kulturore në arenën kombëtare.

Klementi ka marrë dhe shumë çmime:

1981. Çmimi i dytë. Ekspozitë kolektive, Galeria e Arteve, Berat.

2002. Medalje nga UNESCO dhe Bashkia Koridalo, Athinë, Greqi.

2005. Çmimi “Fotografët dhe fotografia”, Athinë, Greqi.

2021. Çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të fotografisë në Egjinë, Greqi.

2022. Titulli “AMBASSADEUR de Paix” në Paris.

2024. Përfshirë në “ENCIKLOPEDI Les Personnalités Albanaises de France”.

II. EKSPOZITAT BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË

1976. Ekspozitë kolektive, Galeria e Arteve, Berat.

1979. Ekspozitë kolektive, Berat.

1980. Ekspozitë kolektive, Berat.

1981. Ekspozitë kolektive, Berat.

1982. Ekspozitë kolektive, Berat.

1983. Ekspozitë kolektive, Berat.

1984. Ekspozitë kolektive, Berat.

1985. Ekspozitë kolektive, Berat.

1986. Ekspozitë kolektive, Berat.

1987. Ekspozitë kolektive, Berat.

1988. Ekspozitë kolektive, Kuçovë.

1989. Ekspozitë kolektive, Berat.

1990. Ekspozitë personale në Qeramikë, Kuçovë.

1990. Ekspozitë kolektive, Berat.

1991. Ekspozitë personale qeramike me rastin e 2400-vjetorit të qytetit të Beratit.

1995. Ekspozitë kolektive, Athinë, Greqi.

1996. Ekspozitë kolektive fotografike, Athinë, Greqi.

1999. Ekspozitë kolektive, Ambasada Shqiptare, Athinë, Greqi.

2001. Ekspozitë kolektive fotografike, Athinë, Greqi.

2011. Ekspozitë kolektive, “LEAR ’11”, Berat.

2012. Ekspozitë kolektive, “LEAR ’12”, Berat.

2013. Ekspozitë kolektive, Sotir Capo dhe miqtë, Berat.

2014. Bienale e parë Internazionale, Durrës.

2014. Ekspozitë kolektive, Bienale e parë Internazionale, Durrës.

2015. Ekspozita kolektive “Pranverë Art 6”, Tiranë.

2019. Ekspozitë kolektive, “26ème Salon d’Arts Plastiques 2019”, Lyon, Francë.

2021. Ekspozitë kolektive “Pranverë Art 12”, Tiranë.

2022. Ekspozitë kolektive “Pranverë Art 13”, Tiranë.

2022. Ekspozitë kolektive, “29ème Salon d’Arts Plastiques 2022”, Lyon, Francë.

2022. Ekspozitë personale “Fêtes Consulaire”, Lyon, Francë.

2023. Ekspozitë kolektive “Pranverë Art 14”, Tiranë.

2023. Ekspozitë personale “Fêtes Consulaire de Lyon”, Francë.

2023. Ekspozitë personale në fotografi, Lyon, Francë.

2023. Ekspozitë kolektive, “30ème Salon d’Arts Plastiques 2023”, Lyon, Francë.

2024. Ekspozitë kolektive “Pranverë Art 15”, Tiranë.

2024. Ekspozitë personale në pikturë “Le Bazar Festival”, Qendra Kulturore HEAT, Lyon, Francë.

2024. Ekspozitë personale në “Fêtes Consulaire de Lyon”, Francë.

2025. Ekspozitë personale “Etirge Éternel”, Lyon, Francë.

III. ARTIKUJ NË MEDIAT SHQIPTARE DHE NDËRKOMBËTARE

…i pikturës në qendrën kulturore SINGA në Lyon.

Klementi… Ja disa vlerësime për figurën e Klementit:

Shoku i tij i ngushtë, Piro Ruci, ja si shprehet:

“Të uroj nga zemra shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe dashuri të sinqertë për çdo hap që hedh. U rritëm bashkë mes kujtimesh dhe sot e shoh me krenari rrugën tënde – të pasur me art dhe pasion.

Klement, të uroj nga zemra shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe dashuri të sinqertë për çdo hap që hedh. U rritëm bashkë mes kujtimesh dhe sot e shoh me krenari rrugën tënde – të pasur me art dhe pasion.

Je më shumë se një mik – je dëshmi që talenti, zemra dhe origjina jonë mbeten gjithmonë të gjalla.

Gëzuar dhe për shumë vite të tjera plot dritë!”

Piro Ruci, të cilin ai e uron me shumë përzemërsi për çmimin special që mori, ndër 10 më të mirët.

“Përgëzimet e mia, Klement, për kontributin tuaj të madh në këtë qendër të rëndësishme kulturore dhe humanitare në Francë. Dora dhe mendja juaj kreative i dha shumë gjallëri kësaj qendre. Këtë e dëshmon numri i madh i nxënësve nga mbarë bota që morën pjesë në orët tuaja mësimore, por edhe ekspozitat që hapët në Lyon me punimet e bukura të tyre. Shpresoj që sezoni tjetër, në shtator, do të jetë akoma më surprizues dhe më rezultativ për ju dhe për nxënësit tuaj artdashës, pasi ju tashmë jeni një piktor i njohur në Lyon me ekspozitat personale dhe kolektive me piktorë të njohur francezë të këtij qyteti.”

Mentor Hoxha

“Suksese në vazhdim, artist me përmasa të mëdha, që me punën tuaj artdashëse po shkëlqeni! Me fat ata studentë që kanë se çfarë të mësojnë nga një mjeshtër që e dashuron këtë art të bukur, të cilin ua dhuroni me shumë pasion studentëve tuaj! Ju uroj suksese në punën tuaj! Një vlerësim i imi i mëparshëm.”

CANNES, edicioni i 31-të…

16–30 maj 1978 – 13–24 maj 2025.

Festivali i filmit: “Le Festival de CANNES”, Palais des Festivals et des Congrès, Palais Croisette.

Atje ku çdo gjë në atmosferën e qytetit bregdetar, duke ecur në rrugët e tij, “flet, ndjen dhe rron” me: Belmondon, Beninin, Sharon Stone, Beluçin, Alain Delon, Katrin Denev, Jean Marais e shumë artistë të famshëm nga mbarë bota, të përjetësuar përgjithmonë në zemrën e këtij qyteti.

Magjia e Artit të 7-të, dje në ditën e fundit për këtë vit.

Ja si shkruan Vigan Braho:

“Fat për ju të shijoni një ngjarje të përmasave botërore.”

RESPEKT, ARTIST!

Kënaqësi kur shikon nga ballkoni i shtëpisë dhe studios ku jetonte dhe krijonte Picasso në Antibe në vitet 1946–1947, të cilën do ta shikoni në foton e hedhur në shkrim.

Urime, Klement Sina!

“Ti je një vlerë e çmuar në Lyon. Respekt për artin tënd! Po gazetarja e kishte informacionin që në Lyon, po atë ditë, shoqata ILIRIA, në bashkëpunim me bibliotekën, në të cilën të ftoi të bëje ekspozitën, se ishte një ‘Pasdite kushtuar Gjuhës Shqipe’? Që po punohet fort për të hapur klasën e gjuhës shqipe në Lyon? Apo personi që i ka dhënë informacionin e ekspozitës nuk i ka interesuar pjesa tjetër?!

Gjithsesi, respekt për ty!”

Rajmonda Shehi

Më poshtë do të njiheni me fotot e Klementit, të cilat flasin shumë për veprimtarinë e tij të gjerë dhe të shumanshme, si në punimet artistike, ekspozitat që ka hapur, takimet me personalitete të shquara të Lionit.

Një foto shumë e bukur është dhe ajo e vitit 1982, ku është ekspozita në kuadër të 70-vjetorit të Pavarësisë, ku Klementi ka paraqitur një tablo që u pëlqye shumë, me ngritjen e flamurit në Vokopolë të Beratit, më dt. 29 nëntor 1912. Kjo pikturë u vendos në atë muze deri në vitin 1997, më pas u gjend në Tiranë.

Në një foto keni deputetin e Lionit; në një foto tjetër janë ish-Ambasadorja e Francës në Tiranë dhe dy deputetë të Lyonit, Klementi dhe Kryetarja e Shoqatës Iliria në Lyon, shkrimtarja Rina Celnga, Elbasani.

Pra, aktiviteti i Klementit deri tani përmban mbi 43 ekspozita gjithsej; nga këto, 36 janë ekspozita kolektive, si në Shqipëri, Greqi e Francë, dhe 7 ekspozita personale, nga të cilat 2 në Shqipëri dhe 5 në Francë.

Aty keni të pasqyruara fotot e pjesëmarrjes në ekspozitën “Pranverë Art”, që organizohet në Tiranë me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe diaspora, mbi 80 artistë, në Kuçovën e tij, foto nga veprimtaria e Klementit.

Ai ngriti një linjë të re të qeramikës në Ndërmarrjen NPA të Kuçovës, ku ishte drejtor Kiço Odricani. Projektuar dhe vënë në punë nga ai vetë të gjitha makineritë.

Në gazetën “Kushtrimi” keni të reklamuar ekspozitën e tij të parë me punime qeramike, punë së cilës i është përkushtuar më pas me pasion, me qëllim që edhe kjo teknikë të marrë zhvillim në qytetin e tij.

Në gazetën “Progres”, ku në faqen e parë boton foton e Klementit me njoftimin e ekspozitës “Artisti Shqiptar nga Décines” (quhet lagjja ku banon), promovon vallet tradicionale shqiptare, ku keni dhe fotot ku pasqyrohen këto valle.

Më 20 maj formohet Forumi i Ambasadorëve të Paqes për Francën e Shqipërisë, për herë të parë, dhe vlerëson disa persona që kontribuojnë në Francë. U vlerësuan 7 persona. I pari, pa dyshim, Prof. Aref Matjéun, Maniola Tumuseg Trebicka, Genc Tukiçi, Flavia Dollmeni Shtepani, Arlinda Roux dhe vetë Klementi.

Të dekoruar tri herë nga qeveria dhe vetë Presidenti Macron.

Do njiheni dhe me përmbledhjen e fotove nga Festa Konsullore me kryetarin e Bashkisë, Ambasadorin e Kosovës, ai me mjekër, Konsullin e Shqipërisë. Me mikun e tij, Prof. e Universitetit të Sorbonës, Aref Matjéun, lindur në Egjipt dhe me veprimtari në Francë.

Do ta shihni në foto Festën Konsullore në Lyon, ku mbrapa është ekspozita e Klementit, ku u promovua dhe libri “Enciklopedia e Personaliteteve në Francë”, e autorit Mentor Hoxha.

Foto nga takimi me kryetarin e Bashkisë së madhe dhe të lagjes. Kryetari i madh e ka ndjekur dhe falënderuar disa herë, si në përfaqësimin e Shqipërisë që i kanë bërë në Festat Konsullore që organizon Bashkia çdo vit në Lyon, shprehet Klementi. Aty janë paraqitur persona nga Shqipëria, me presidentë, kryeministra e me radhë. Janë dhe dy kuçovarë, thotë Klementi: unë dhe Alketa Çela. Mbi 450 vetë.

Lyon – sa fytyra të qeshura që do të shikoni në foton e festës së 6-vjetorit të shoqatës “Vëllazërimi” në Athinë. Si shoqata më e madhe mbarëshqiptare, që sivjet kremtoi 30-vjetorin. Kryetar i parë i saj ka qenë, kur u krijua, Albert Zholi.

Kjo shoqatë na vlerësoi, thotë Klementi, si më të spikaturit për çdo fushë dhe patriotizmin në kontributin e secilit.

Do të shikoni foto nga gazeta e Athinës të një feste të organizuar nga Ambasada jonë në bashkëpunim me gazetën, për sportistët më të mirë në Greqi. Medalioni që iu dhurua sportistit më të mirë ishte një nga punimet e tij, ashtu sikurse dhe shumë punë të tjera atje ishin dhurata të falura nga Klementi.

Keni foto ku do të shikoni disa persona që u vlerësuan, si gazetari i ndjeri Ramadan Bigza, vlerësuar me Titullin “Andon Mazreku” në Kosovë, si dhe botuesi i Gazetës “Athina” për shumë vite në Greqi, ish-gazetar i “Sportit Popullor” të dikurshëm.

I dyti në atë foto është portieri i kombëtares sonë, Foto Strakosha. I treti është kompozitori Altin Shehu, më pas gazetarja Seferina Sersni, një gazetare që kishte për herë të parë një emision në gjuhën shqipe në një kanal të TV grek. Aktori lezhian Ismet Zguti dhe i fundit ishte Klementi në atë foto.

Foto nga shoqata “Vëllazërimi” në Athinë me personalitetet më të njohura, me më shumë kontribut në Greqi për vendin tonë, sipas profesionit të secilit.

Në vitin 1981, në Ekspozitën kolektive të rrethit, fitoi vendin e 2-të, në gjininë e kompozimit, me një tablo ku disa fëmijë në një tarracë pallati lëshonin një tufë tullumbacesh, me një tabelë ku shkruhej: “Lavdi festave të Nëntorit. 93”.

Foto ku paraqitet aktori Ndriçim Xhepa në Francë, duke parë ekspozitën e fotografive të Klementit, duke ia shpjeguar me detaje.

Një sërë punësh, si Medaljoni i Skënderbeut, Portet Zadrimore dhe Legjenda e Beratit, si dhe një seri me valle popullore tonat, të gjitha punuar nga duart e Klementit, që ua dhuronte fituesve.

Ky është artisti i Kuçovës që po shkëlqen në Lyon të Francës dhe që nuk e ka harruar Shqipërinë. Erdhi dhe këtë vit që hapi ekspozitën e tij.

Respekte për këtë artist, që edhe atje ku është, na bën krenarë!