LEFTER SHOMO
ELENA ANTONIOU
DO TË MË DUASH
( ΘΑ Μ’ΑΓΑΠΗΣΕΙΣ)
Vështrimin tënd të bukur do të ta vjedh prej syve
Që vetëm sytë e mi ti të kundrosh,
Në jetën time do të bëj përmbysje
Do hap portat e mia të kalosh.
Për mua ti çdo mbrëmje do përshpirtesh
Dhe prapë do rilindesh.
Do bëhem një shkallar që ti të ngjitesh
Do bëhem britma e pasionit tënd.
Do të më duash,do shikosh se do më duash,
Gjithë kështjellat e tua do t’i rrëzosh,
Do të më duash,do shikosh se do më duash,
Në këto duar njëmijë jetë do jetosh.
Do zgjoj dhe jetën tënde aq bajate
Do vesh muzgjet e tua plot me dritë,
Ku ëndrrat e mia do të kenë ringjallje,
Stacioni i fundit do bëhem për ty.
Do të më duash……….
Përktheu nga greqishtja: LEFTER Shomo 792.e.a.α
