Brixhilda Dede

E shihja, vështirësohej në komunikim,
veten e ndiente të pambrojtur.
Zhurmat, dritat e forta e shqetësonin.
Prekej shpejt, nga njerëz të dobët,
që rutinës së përditshme i rëndohen.
Ashtu i tensionuar si ish’,
dridhej purtekë prej emocioni.
Tension të madh solli ambientit,
situatën, nuk diti ta menaxhojë.
Kuptova, botën e tij të fshehtë.
Kërkonte mbështetje, miratim.
Buzëqeshjen e njohu nga larg,
Shpejt u bë mik besnik
Atëherë, dallova fokusin që zotëronte,
Vëmendjen, në detaje e përqëndrim.
Nuk mendoja se mund të gjeja ndonjëherë,
Mik më të sinqertë, më kreativ e unik!