Birit-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

BIRIT
( BALADË)
Nëna, pret ç’ do mbrëmje tek porta,
Me sy të përlotur nga rruga vështron.
O bir ku je, më këputi malli,
Nëna po të mplaket, a e mendon!
 
Nëna pret aty tek porta,
me duart e dridhura, me shpirtin e shkretë.
Nata bie, vetëm era përgjigjet,
e rrotull  rrotull si hije mbështjell.

 

O bir ku shkoi rinia jote,..
mallkuar qoftë ky kurbet.
Vetmia më kredh, më mbyt pikëllimi,
malli më shuan në lotin që vret.
 
Po iki, ..portën po e lë hapur,
Pritja për birin, fund të mos ketë.