Petro L. Sota

BOTA ËSHTË SHKAKU
———————————-
Ti s’je momenti, s’je as shkaku,
Edhe pse u shfaqe, diku papritur,
Çdo gruaje, mund ti ndizet gjaku,
Dhe të bjeri në dilemë, pa e ditur.
Edhe pse u shfaqe, diku papritur,
Çdo gruaje, mund ti ndizet gjaku,
Dhe të bjeri në dilemë, pa e ditur.
Për ty ndjenjat, nuk janë dilemë,
Edhe pse nuk përmbahesh dot,
Shpirti të përpëlitet dhe të dhemb,
Dhe s’mendon, çfarë bota thotë.
-Në dreq, të shkojë bota: – thua ti,
Se s’mundem ta pyes, çfarë dua,
Bota sot për sot, s’ka fare dashuri,
Atë dashuri, të vlerësohem si grua.
Gratë për botën, janë si një stoli,
Dhe shpirtin gruas, nuk e shikojnë,
Se duan momentin, jo vazhdimësi
Me ndjenjat e tyre, duan të luajnë.
Në një botë, pa ndjenja shpirtërore,
Gruaja duhet të jetë, momenti e loja,
Por ti, s’je momenti i lojës femërore,
Por është bota shkaku e ti je pasoja.
Gruaja duhet të jetë, momenti e loja,
Por ti, s’je momenti i lojës femërore,
Por është bota shkaku e ti je pasoja.