Melisa Baboçi

E desha botën siç e kisha parë,
me njerëz që flisnin pa hile e pa frikë,
por koha më mësoi, dalëngadalë,
se jo çdo buzëqeshje të vjen nga shpirt i mirë.
I fola të gjithëve me zemër të hapur,
pa fshehur as fjalën, as mendimin tim,
por disa të kthyen një heshtje të ftohtë,
dhe disa më lanë veç me zhgënjimin tim.
Megjithatë unë prapë nuk dua të ndryshoj,
as shpirtin tim s’dua ta bëj gur,
se nëse për të keqen do të dorëzohem,
ç’kuptim do të ketë të jesh njeri në këtë turmë?
Le të ketë qielli retë e veta,
le të ketë dimri borë mbi mal,
le të ketë deti dallgë të tërbuara,
prapë pas çdo nate lind një agim i bardhë.
Le të na sprovojë jeta sa të dojë,
le të na ndajnë rrugët për një çast,
njeriu që në zemër dritën ruan,
nuk mbetet kurrë krejtësisht pa shpresë.
Prandaj, o njerëz, mos u bëni të huaj,
mos e kurseni një fjalë të mirë,
se ndoshta dikush që hesht përballë,
ka nevojë veç për pak mirësi.
Të falim sot, të duam më shumë,
të mos mbajmë mëri për çdo fjalë,
se bota bëhet ashtu siç e bëjmë,
dhe jeta ikën… nuk kthehet prapë.