
BOTA U ÇMEND
Mengjeset po thinjen para se të zbardhen
E presin të plakura mesditët që vetën hanë
Njerëzit ecin e mpihen
e zhyten ndër turma
E ndalen ndër ta përgjumshëm aty zënë e flenë
Bota u çmend
Kështu,
sonaumbul nga mëngjesi gjer në darkë,
Rrugët buçasin frikshëm,
këmbëshkelës brutalë
Që mbarsen çdo sekond si farë e hidhrēs
Të pafe që zotat i lusin përtej kufijve të frikës
Bot u çmend
Dhe fëmijë po ka më pak
Pleqtë po rrudhen skutash
Me arkivole të pronotuar në smart
Të rinj po grisin rrugët të mjerët endacakë
Bota u çmend
Ku gratë s’janë më gra
E burrat aq më pak janë burra
Ka kohë që rrolet kanë ndërruar
Dashuritë dot si këmbyen se u humbën udhëve
Bota u çmend
Dhe unë po çmendem bashkë me të
Tek flas nën zë Une nuk jam e çmendur
Bota më çmend e më thotë
ti je e marrë
Me çmendurinë e saj
kjo botë më ka trembur
Bota u çmend
Ka zgurdulluar sytë
Se orët i kanë ngecur
Botës budallaqe po rrekem ti ik
Me të jam gjithkund e njëherësh askund
Bota u çmend
U çmend përnjimend.