Imer Hysa
BREGDETIT TÈ EASTBOURNE ANGLI
(MINIREPORTAZH)




Dita e sotme ishte e ngrohtē, ndryshe nga ditët e tjera që i përkisin kēsaj periudhe krahasuar me vitet më parë, si të ishte enkas e tillë qē unē të kisha mundësinë të bëja një shëtitje panoramike bregdetit piktoresk të Eastbournit.
Nga shtëpia e vajzës nuk duheshin më shumë se dy minuta pë të dalë në breg.
Pamja ishte mahnitëse. Deti ishte tërhequr nga zbatica dhe bregdeti dukej i qartë kilometra të tëra..
Njëri nga bashkshoqëruesit më tha se bregdeti nuk është kështu me guraleca, por është ranor. Fakti që eshtë i tillë vjen si pasojë e baticave dhe dallgëve të fuqishme që mund ta gërryejnë. Çdo pranverë anije të mëdha hedhin guraleca për ta ruajtur nga gërryerjet.
Mbase si ballkanas, i rritur në klimë të ngrohtë dhe pse sot për Eastbourne ishte si ditë vere, mua më dukej ftohtë. Vendasit se kishin problem fare, laheshin në det si në verë.
Duke ecur bregut të detit nëpër shetitoret ndërtuar vetëm për këmbësoret, nuk pashë qoftë dhe një rast të vetēm çiklistë e jo më makina siç ndodh rëndom plazheve tona. Të vetmit banorë jo njerëzorë që frekuentonin plazhin dhe bregdetin ishin pulbardhat dhe ketrat që padiskutim e kishin habitatin e tyre.
Brënda në det e vetmja ndërtese ishte Piera e ndërtuar që para 151 vitesh, por e mirmbajtur dhe funksionale për vizitorët. E ndërtuar me një arkitekturë që harmonizohej kaq bukur me ndërtesat tre, katër dhe rrallë pesē katëshe dhjetra metra larg bregut që ishin pothuajse të tëra hotele, i jepnin një bukuri të rrallë peisazhit bregdetar.
Aty pranë, vetëm pak metra mē tej, një ndërtesë e bukur ovale ishte teatri i bregdetit i quajtur Bandstand, i ndërtuar me 5 gusht të vitit 1935 nga Lord Leconfield, dhe është i vetmi në llojin e tij në Mbretērinë e Bashkuar. Para skenës së tij 1600 karrike të rreshtuara për spektatorët s’kishin si të mos më tërhiqnin vēmendjen mua shqiptarit, që dhe në kryeqytet nuk kam teatër. Nejse, eci duke bërë fotografi dhe mahnitem nga një kopësht me lule të larmishme, i hapur ne vitin 1880, i cili për nga kompozimi dhe llojshmëria ishte vlerësuar disa here si lulishtja më e mirē dhe kishte marrë çmime.
Në fund të tij, një një lulishtëz të vogēl, qendisur me kujdes me lule, shprehej mirënjohje për bluzat e bardha që u përkushtuan me punë dhe jetë kundër pandemisë Covid 19.
Duke ecur më tej syri më zuri një monument të ngritur mbi një pidestal, për Dukën e Devonshirit, në shenjē mirënjohje si themelues i East Sussex.
Një fotografi pranë tij, më shumë si kujtim, pasi më vinin në mëndje me radhë princerit e mbretërit shqiptarë që jo vetëm nuk lartësohen me monumentë si ky, por po u harrohen edhe emrat.
Vazhdoj me kënaqesi ecjen nëpër shetitore. Dy krahët e saj të gjelberuar dhe të lulëzuar. Ndonëse vjeshtë shumë nga lulet s’donin t’ja dinin, sfidonin me lulet e tyre me arome të këndēshme.
Më tërheq vëmendjen numri i shumtë i stolave shumvëndësh prej dërrasë në njërin krah. Në një dêrrasë mbështetëse shkruhej ” Jack Foster 1913- 1989 nga gruaja e tij, në kujtim të shëtitjes që aq shumë e donim.”. Më tej në radhë njëri pas tjëtrit kujtime të tilla në qindra stola.
Një mendje e zgjuar kishte sygjeruar vite më parë që, kush të dojë mund të ndërtoje një stol të tillë, ku mund të shkruajë diçiturën në kujtim të tyre. Mendje e zgjuar, “një rrugë e dy pune”. Edhe kujtoheshin ata që e kishin jetuar me vite shetitoren edhe pushoni brezat që vinin pas tyre.
-Kjo quhet Shëtitorja e fundit” më tha shoqeruesi.
-Sa keq më vjen që mbaron këtu.
Jo nuk mbaron, fjala është se i kushtohet brezit të fundit, pleqve.
U lëhtësova duke ndjerē dhe keqardhje dhe vazhdova më tej. Kishim ecur me kilometra, por nuk ndjeja lodhje. Ishte ambjenti përreth çlodhës, të bënte të ndjeheshe si sportist.
Duke ecur dhe bërë fotografi me celular herë shpendëve e herë ketrave, lexoj një tabelë në një rrugicë tê ngushtë “Kopështi Italian” (Italian Gardens). Ishte një fushë e blertë disa dynymë, e rrethuar nga drurë pyjor të shumëllojshëm dhe të halisur, zbres nëpêr dhjetra shkallë dhe përpara më shfaqet një skenë teatri. Po po, ishte vërtetē skenē teatri, ku artistët luanin për kënaqësinë e frekuenruesve e këtij kopështi të veçantë. Para pak kohèsh ishin luajtur drama të Shekspirit.
Bëj fotografi si kujtim edhe aty dhe nisëm në kthim në shetitoren tjetër paralele, por kjo më afër bregut. Për habine time asnjë ndërtesë nuk ishte e ndërtuar bregut, me përjashtim të pak strehëzave të vogla anash shëtitores që shërbenin për njerëzit që shëtitnin dhe mund të futeshjn në raste shiu.
As që bëhej fjalë të shikoje ndokund çadra plazhi apo shezllongë dhe pse plazhistet ishin me qindra.
I shihja dhe sillja nëpêr mend plazhet e vendit tim. Mbushur me ndërtesa gjer në buzë të ujit, hotele dhe restorante, ndërtuar pa asnje kriter arkitektonik, apo sizmik, që edhe atë gjelbërim bregdetar që e kishin nga natyra po e zhdukin, plazhe që nuk mirmbahen, por vetëm shfrytëzohen. U ndjeva keq me veten, dhe i mëshirova të gjithë ata që me dije dhe pa dije e kanë shndèrruar bregdetin shqiptar, mbase më të bukurin në botë, në njē kaos urban.
Eastburne Angli 23.09.202