Buzëqeshja – Ilaçi i Shpirtit-Nga Ferit Toma

Nga Ferit Toma

 
 
Buzëqeshja është rreze drite,
Që zemrën ngroh në çdo stuhi,
Shuan mërzinë, largon trishtimin,
Dhe mbjell në shpirt veç mirësi.
 
 
Kur dita vjen me re të zeza,
E shpresa duket larg në horizont,
Një buzëqeshje çel si lule,
Dhe rrugën tonë e bën më të ndritshme sot.
 
Buzëqesh, o mik, në çdo udhëtim,
Se është ilaçi që s’kushton aspak,
Forcon zemrën, ngroh çdo shpirt,
Dhe botën e bën më të bukur pak.