Çfarë është dashuria?

Dashuria është ajo ndjenjë,
kur dikush ju pret me padurim,
qoftë për të folur sadopak.
Kur dikujt i mungoni,
lumturohet kur dëgjon
emrin tuaj…
Kur dikujt zemra i lëviz
nga vendi,
kur nuk ju shikon me ditë e orë,
kur dikush nuk mund të rrijë pa ju,
qoftë edhe një sekondë.
Çfarë është dashuria?
Ah, çfarë është ajo?
Për ata që dinë vërtet
të dashurojnë,
nuk e lënë gjysmën e zemrës
në ankth të qëndrojë.
Le të fluturojnë rrahjet,
e zemrës patjetër t’i dëgjojë!