
Nga Panajot Boli
Stuhia
U llahtarisen zogjtë e iken duke nxituar të fshihen
Malit tim përballë fshatit e shikonte,s’i bëri syri terr
Një heshtje të frikshme mbanin në këmbë rete mavi
Era i ra bilbilit për shtetrrethim,e horizonti sketërrë
Lisat kryeneçë i fshikulloj pa meshirë me litarë zjarri
Luginën e trembi me bubullimat bori,me sa zë kish
Detin,e ngriti në këmbë si e marrë bertiste në qytet
Me një shkop në dorë dielli e ndoqi prapa malit serish
SI PENËLOPË E BUKUR..
Si Penëlopë e bukur,s’u lodhe kurrë
Duke e qendisur pritjen në pelhurë
Me ankthin tulatur në një cep të agut
Në sytë e tua, i varur,limani pikturë
Tek po udhëtonte Ylli Polar në qiell
Anija e Odiseut ankorohet në liman
Ti ngrite sytë e malluar nga qendisja
Pelhurën e endrrës e hodhe menjanë
Një princ valë po nxiton të të përqafoj
Me një shenjë në krah,oh,i yti,ai,i miri
Ti si Penëlopë hape pallatin e shpirtit
Me vargje shtruar nga i madhi Shekspiri
BOSHLLËK…
Flladi kërkon të luajë me flokët e tu
Diçka do të të thotë në vesh
I përhumbur në karrikën e indiferencës në ballkon
Pa e ditur as vetë, buzëqesh
U merzit kafja e një sy gjumi po merr
Dielli ulet në qerpikë mbi sy
Një mizë vertitet duke murmuritur rreth fillxhanit
-He,de, do ta pish, apo ta pi?-
Kujtohesh befas e mizën ndjek me duar
Ajo nuk heq dorë, prapë aty
Sytë rendin sakaq mes një horizonti bosh të pafund
Boshllëk, boshllëk blu e gri
Lulet luajnë në ballkon, rruga kuvendon
Shikimi yt i ngecur, as dëgjesë
Si somnabul ngrihesh e ul tendën ngadalë, ngadalë
E zhytesh në boshllëk, në harresë
PËR KUQALASHIN
Në ëndërr më erdhi sonte kali i gjyshit tim,Kuqalashi
Babaxhani i urtë me hingëllimë më thotë një ankësë
Ngriti kokën nga pllaja ku pertypte barin në kullotë
-Dy vargje për mua s’shkrove që të mbajta mbi kresë?
Zgjas dorën të kap jelën e artë përmbi qafën e bukur
Si dikur kur gjyshi më hipi pa shalë për të parën herë
Unë dridhesha majë tij dhe ai me dorë më bënte gajret
-Ti je një kalorës trim , jepi yrysh dhe leshoje atë frer
Kuqalashi babaxhan me jipte jelën të mbahesha fort
Gjyshi na ndiqte nga larg, gëzohej, pa na i ndarë sytë
Shtyja me berryla frikën e kapardisesha si një kapedan
Miq u bëmë e më bridhte terë gaz si dado i mirë përditë
Zgjas dorën të kap jelën e artë përmbi qafën e bukur
Nuk e d i se si më iku,dëgjoj vetëm se si dihat ngadalë
E kërkoj në grazhd, në pllajën përmbi fshat dhe në oborr
Babaxhanin e urtë Kuqon, ta përkedhel,t’i them:Më fal
VESA
Në lulen bardhoshe të limonit
Mbi vesën e kristaltë u ul dielli
Feshferijnë gjethet me të ngjirur
Butë e butë si një melodi fyelli
Dielli po na çmendet pas vesës
E ledhaton atë ëmbël tek fytyra
Ta bëj dhe me të bukur,mermërit
Dhe e zbukuron me shtatë ngjyra
Zilepsi dhe kjo bletë krahshkruar
Nxitoi e ajo ta shijoj këtë bukuri
Si vathë në vesh të lules e varur
Vesa vezullon në diell,e artë flori