Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Daut Gumeni – Simboli i fjalës    së lirë, Mandela e burgjeve shqiptare-Nga   Panajot    Boli

Daut Gumeni – Simboli i fjalës    së lirë, Mandela e burgjeve shqiptare-Nga   Panajot    Boli

Nga    Panajot    Boli

”Dialog me Daut Gumenin: Liria, Qendrea, Letërsia dhe Diplomacia”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të Bashkisë së Athinës ‘Andonis Tricis’ nga    Ambasada    e Republikës së Shqiperisë    në Greqi    në bashkëpunim me Autoritetin të Dosjeve, në nder të ish-diplomatit poetit , shkrimtarit dhe përkthyesit Daut Gumeni Kohët e fundit i janë përkthyer në gjuhën greke dy romane ”Shënime nga shkolla e Partisë”, roman historik, ”Bletë dhe fishekë”, monodrama ‘I marri fisnik’ dhe vellimi poetik ‘Rënga    e gurit’ për tu bërë i njohur në rrethet letrare greke si edhe në opinionin e popullit grek, vendin ku ai ka sherbyer si konsull në Janinë Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, diplomatë si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është mjaft e vlerësuar në Greqi. Kishin ardhur në ketë eveniment miq      e sholkë të Dautit, regjizori Ylli Pepo, Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtareve dhe Poeteve shqiptarë në Greqi, aktori Karafil Shena, poeti i mirënjohur Niko Kacalidha dhe shumë personalitete,

PAK KRONIKË

Në sallën e mbushur të Bashkisë së Athinës ‘’Antonis Tritsis’’miq dashamirës e personalete shqiptare e greke të poetit , shkrimtarit, përkthyesit dhe diplomatit Daut Gumeni, ndoqen më shumë interes jetën dhe vepren e ketij simboli të fjalës se lirë    në një diktaturë të egër, ku 23 vjet i burgosur, stoik në tërrin e burgut të Spaçit. Eventin e hapi    Ambasadorja e Republikës së Shqiperisë në Athinë, Luela Hajdaraga.Ajo nënvizoi përmasat dimesionale    jo vetëm si model diplomati, që solli për diplomacinë shqiptare një përvoje    me standarte evropiane, ajo e lidhi edhe në planin si njeri i penës,një penë e dalë nga dhembja me një urtësi admiruese e filozofi bashkëkohore e cila ishte mbeshtetje për të edhe në fushën e diplomacië, ‘’ Letërsia e tij është ndoshta    forma më e pastërt    e diplomacisë që mund të ushtrojë një konsull …. A mund të shndërrohet qëndresa personale në dritë publike?Kjo pyetje padyshim merr përgjigje në veprën dhe veprimtarinë e tij. Sepse Daut Gumeni nuk është vetëm një shkrimtar që rrëfen historinë e jetës.Ai është një ambasador i kujtesës, një dëshmitar i së vërtetës, një intelektual që e ktheu dhimbjen në rrëfim, heshtjen në fjalë, ndërsa fjalën e ktheu në akt shërimi.Ai na kujton se memoria nuk është luks. Kujtesa është përgjegjësi. Dhe përgjegjësia është gjithmonë pjesë e lirisë’’, nënvizoi ajo  Për dosjen    e Daut Gumenit në AIDSSH , foli anëtari i saj Altin Hoxha, duke sjellë kalvarin e gjatë të mundimeve , të qendresës, dhe 16 dosje të hapura për legjendën e burgut të Spaçit, kurse në vazhdim nga Stavri Dajo, doktor i shkencave    të historisë në Universitetin ‘Aristotel’ të Selanikut si dhe përkthyes mbajti temën:Daut Gumeni,i arratisur i pënguar, diplomat i përkushtuar, shkrimtar i përkryer,i mirëpritur në Greqi’’ dhe në vazhdim Kryetarja e Shkrimtareve dhe poeteve shqiptarë në Greqi, foli për forcën e fjalës të Daut Gumenit,dhe kontributin mes përkthimit në gjuhën greke të veprave të tij    për të njohur lexuesin grek    me vlerat e letërsisë shqiptare. Përkthyesi dhe bashkënxënësi i tj, Kosta Jani, që përktheu    katër vepra të tij, tha    se lexuesi grek    duhet të njoh këtë poet dhe shkrimtar të talentuar, duke farkëtuar    marrëdhenjtë    e ndersjellta    të letërsisë të dy vendeve fqinje, si një lloj afrimi e bashkëpunimi të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë e grek.Ndersa për vlerat artistike të poezisë se këtij autori foli gazetari dhe poeti Panajot Boli, i cili bëri    edhe parathenien e përkthimit të vellimit poetik ‘Rënga e gurit’Interesant ishte rrefimi i regjizorit Ylli Pepo në realizimin e filmit dokumentar për Daut Gumneni, Pjesëmarrësit ndoqen sekuenca nga ky film që i bëri të drithërohen.U recituan pjesë greqisht edhe shqip nga Agim Basha Algiona Aga, por ajo që emocionoi dhe e bëri sallën të ngrij për disa minuta ishte aktorja e re Masela Lena , me pjesë të interpretuar nga monodrama ‘’I marri fisnik’

Dialogu që zhvilloi në fund të veprimtarisë me auditorin, i dha gjallëri dhe ishte mjaft interesant dhe mbresëlenëse.me pyetjet që iu bënë dhe përshendetjen    e tij të mrekuullueshëm në moderimin e gazetarit    Panjot Boli Përshendeti perveç personaliteteve diplomatik , edhe gazetari Selanikut    që ka bërë dhjetra reportazhe për Shqiperinë, Xristos Nikollaidhis.Në faqet e gazetës KATHIMERINI, të së dielës , zë edhe intervista që realizoi gazetari grek Athanasiu Kaciqidhi    me Daut Gumeni

KUSH ËSHTË DAUT    GUMENI?

DAUT GUMENI poet, shkrimtar, diplomat, i burgosur politik.

Lindur më 11 mars 1943 në Gusmar, Tepelenë. Në vitet 1957-1961 mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste. Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Ai kreu një kurs 1 vjeçar për matematikë-fizikë në Institutin “Aleksandër Xhuvani”, Tiranë. Në vitet 1961-1967 punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës.

Në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990. Më 27 mars 1970, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor edhe për “krimin e agjitacionit e të propagandës”, dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie

Emigron në Itali në vitet 1991-1993. Kthehet dhe boton gazetën “Populli Po” në vitin 1993 duke qenë dhe Drejtor i saj. Në vitet 1991-4-1995 drejton Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë. Në vitet 1997-2000 emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Shqipërisë. Në vitet 2000-2003 emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Slloveni si dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë viti 2004.

Daut Gumeni nuk ka reshtur së shkruari poezi, prozë, shkrime publicistike, ese letrare e sociologjike, shkrime historike e politike, kujtime të jetës e të viteve të burgut, përkthime nga frengjishtja, italishtja e sidomos nga anglishtja. Edhe pse pjesa më e madhe dhe më e ndjeshme e krijimtarisë së tij lindi në qelitë e burgjeve, aty, prapa hekurave të kryqëzuara të të burgosurit politik, megjithatë, ajo shpreh e përfaqëson pjesën më cilësore, më njerëzore e më atdhetare të një krijimtarie të vërtetë bashkëkohore.

. Tërë rinia dhe po thuaj edhe jeta e tij i kaloi burgjeve të komunizmit.

Ai përfaqëson denjësisht ata djem kryengritës e shpirtzjarrtë, ata martirë që sfiduan me dinjitet, largpamësi e inteligjencë Diktaturën komuniste, genocitin barbar të saj, duke e mposhtur atë me shpirtin liridashës, me sakrificat e paçmim e me besimin e patundur te Dielli i Lirisë.

Zoti Daut Gumeni është shpallur “Nderi i Qarku Gjirokastër”.

Botime nga Daut Gumeni:

– Legjendë Lirie, poezi, viti 1993.

– Kënga e Zezakut të Bardhë, poezi, viti 1994.

– Vallja e Etjes, poezi, viti 1996.

– Udha e Endrrës, poezi, viti 1998.

– Mulliri i harruar”, tregime, viti 2007.

– Ku jemi e ku vemi, publiçistikë.

– Puset me yje, poezi, viti 2011.

  viti 2012.e përkthyer edhe greqisht

– Rrathët e humbëtirës, roman.

– Sa larg është Danimarka, esse.

– Tranzicion apo trashëgimi, publiçistikë

– Bletë dhe fishek, roman, viti 2014.e përkthyer edhe greqisht

– I marri fisnik, dramë. e përkthyer edhe greqisht

-Rënga e gurit ,poezi,    epërkthyer edhe greqisht

Përkthime nga Daut Gumeni:

– Epoka e Ekstremeve (“I rrëmbyeri shekulli i njëzetë”), nga Erik Hobsbaum.

– Udha drejt Skllavërisë, nga Fridrich Hayek.

– Mendime mbi Revolucionin Francez, viti 2007, nga Edmund Burke.

– Mbrëmje në pyjet me borë”, viti 2007, përmbledhje poetike, përkthime nga poezia botërore.

– Në kërkim të kuptimit të jetës”, V.Frankl, viti 2007.

– Si veprohet në një projekt shkencor” J.Bell, viti 2008

LENGENDAR  PARA HIENAVE

-Një zë uragan në gjyq    që e troditi regjimin-

”Unë ndoshta jam krimb, sipas jush, por nuk guxoj të them se edhe ju jeni zvarranikë’….E kam ndjerë vetën të privuar, më ka munguar liria e fjalës dhe e veprimit…..Ju thoni se në Shqipëri ka filluar të vërshojë lumi i të mirave, por akoma nuk ka filluar të pikojë asnjë pikë…..Unë nuk jam spiun që të demaskojë vëllanë tim, Izetin për bashkëpunim me diversantët……Organizatat e masave, nuk janë leva të partisë, por marrsha të saj.…Këto vjersha i kam bërë kundra sepse ky është botkuptimi im, realiteti i jetës sime, unë kështu e shikoj jetën…..Pikpamjet e shkrimtarëve të huaj që ju i quani reaksionarë, ju nuk u thoni të gjitha fëmijëve që të gjykojnë dhe formojnë ata vetë botkuptimin e tyre.….”

….”Këta kanë marrë gjithë gjërat e këqija të Hitlerit që bënte nëpër burgje me hebrenjtë. Hitlerianët i vrisnin të burgosurit, i linin pa ngrënë, i futnin në një dhomë bashkë dhe i rrihnin. Kështu bëjnë edhe këta, të rrahin, të lënë pa ngrënë, të dënojnë kot, të fusin në një dhomë 24 vetë (thënë në Burgun e Burrelit).’

TË PRODHOJMË SA MË PAK HISTORI TË SHTREMBËRUAR E SA MË SHUMË LETËRSI TË BUKUR SI TË PARËT TANË

-Pjesë nga përshendetja e Daut Gumenit-

Me bindjen e palekundur se pas gjithë atyre fjalëve të mira    që u thanë pa kursim    për mua në këtë mbremje , mua më takon vetem    të përshendes i gëzuar jo aq për levdatat    por për miqtë që m’u shtuan.Dhe do ta filloja përshendetjen time    të thjeshtë duke nisur nga pjesëmarrësit    kurreshtarë    për të arritur te zonja ambasadore    e nderuar e Republikës    së Shqipërisë    dhe përsonalitetet e tjerë të vendit mikpritës.    Të gjithëve u uroj shendet e gjithë të mirat    tok    me të dashurit e tyre , pasi që të gjithë    të pranishmit kanë marrë nga koha e tyre e çmuar    e ndaj dhe meritojnë    shumë me tepër gëzime e përshendetjet e mia

Gjithaq i bindur    jam se miku im i hershëm Kosta Jani , përkthyesi im i palodhur    në gjuhën greke, bëri një punë aq e mundishme    që duket sikur i ka hyrë detit me këmbë , meriton shumë me tepër se përgëzimet e mia , pasi na e bëri këtë mbremje me të kendshme , veçanërisht mua që si ballkanas i mirë    mundohem të kuptoj    nga gjuha greke vetëm aty-këtu ca fjalë paramere..

Sikundër më thenë qysh në krye se kjo mbremje    nuk do të ishte aq e shënuar    për mua e librat e mi    të përkthyer në gjuhën greke    nga miku im i mirë Kosta Jani , po që se devotshmëria    dhe dashamirësia    e tij    nuk do të kishte gadishmerinë dhe ndihmën e pakursyer    të vajzës e miqve të mi të hershëm    Jorgo dhe Anastasia Zhonga, të cilët më duken sikur    as sonte nuk e buçimheshturit durim

Për miqtë .grekë edhe këtu doemos kërkova    ndihmën e përkthyesit e mikut tim aq të vyer dhe të mirë Kosta Jani.Nuk lashë pa e përmendur Kostën edhe si përkthyes    të kësaj strofe    të Lasgushit , sepse kemi mësuar    bashkë që në ato vite    të veshtira    të mos harrojmë kurrë    që njohja sa më e mirë    me bukurinë shpirteror    të njri-tjetrit    na shpëton nga keqkuptiimet e nga shemtimet që sjellin ato.

E kjo më kujton një thenie të urtë : Sekreti i gjenisë    njerezore    qendron në ruajtjen    e çiltërrsisë    së fëmijës edhe në moshën e pleqërisë.Sepse nuk thonë kot    që fuqia e vertetë    e qenies njerezore    është thjesht një përzierje    fatlume    durimi dhe kohe

Më vijnë vetiu në mendje    këtu    dy vargje të Nai,it    tonë të paharruar    e të paplakur.

Edhe ëngjelli dhe djalli/Janë brenda tek i gjalli

Ndaj them    se duhet të qendrojmë larg keqkuptimeve    dhe ta shohim jetën    tonë e të fqinjëve    tanë    një udhë kaq të shkurtër    sa e kemi dhe të përpiqemi    të njohim sa më mirë    bukurinë shpirterore    të njeri-tjetrit , sepse    ashtu mendoj modestisht    që do ta jetojmë jetën    mjaft të ngjashme    me ato mbremjet    e buta të majit    , ku fëmijët    rendin gjithë gaz    pas xixëllonjave.Njohja me bukurinë shpirterore    të fqinjëve    na e bën me të lehtë    udhën për të njohur ca me tej    bukurinë shpirterore    të trevave me të gjera e, pse jo, edhe tiparet universale    të bukurisë se shpirtit    njerëzor    pa kufijtë    çitakë e mullakë    që na tregojnë herë-herë me të vegjel se sa jemi

Miqtë e mi , mbase është me e shendetshme    të pranojmë sheshit    mangësitë tona si qenie    jo të  përsosura , por gjithnjë me fuqi   për të mos harruar që mbahemi gjallë nga drita

Njohja sa më e plotë    e bukurisë shpirteror    të njeri-tjetrit na bën të permendemi nga ëndrrat genjeshtare dhe, sikur thotë poeti ynë i Maratonomakut të verejmë se të shumtën    e kohës jetojmë    në një botë    ku varrimi    është më i rendësishëm    se i vdekuri, ku dasma është më e rendësishme nga dashuria dhe ku dukja është më e rendësishme se dituria…….

…Sepse    më mjaftojnë    tre parime themelore    që mbase duhet të udhëheqin    njeriun    në jetën e shkurtër që kemi. Dhe ato janë të thjeshta si drita e diellit    e mjafton të bësosh    se duke ndjekur pa genjyer as të tjerët as veten tende..PUNA , DASHURIA    dhe MËSIMI ta bejnë jetën me të kendshme .Parime të thjeshta , zbatimin e të cilave    bësoj se ta bëjnë    me të lehtë bësimi i palekundur tek E DREJTA, E VERTETA dhe E BUKURA në gjithë veprimtarinë tende….

…Duke kërkuar falje atyre, shpresoj sa më të paktëve , që mund të jenë zhgënjyer    nga që nuk përmenda    asgjë nga përvoja    e të burgosurit politik, mëndoj ta përrfundopj    me një përgjigje për thenien    e kryeministrit    britanik Uinston    Çërçill: ”Ballkani    prodhon më shumë histori nga sa mund të konsumojë” Përgjigja ime    do të ishte e hapët    si e gjithë kjo përshendetje    e thjeshtë: Duhet të na kujtoje më parë që të prodhojmë sa më pak histori të shtrembëruar    e sa më shumë letërsi    të bukur si të parët tanë

DAUT GUMENI SHPREH MENDIMIN…

Duke shpresuar  se dhe shembjet  që të këtë lënë Burgu i Burrelit në muret e vjetër  të shprehjers sime  pa doreza , them se mbase  do të na ndihmonte  për të njohur më mirë njerin-tjetrin  , organizimi i një shoqate  të Përbashkët të Përkthyesve  të të dy vendeve tona . E, po  se shohim fryte  nga ai krijim , ku përkthyesit më të mirë  të dyja paleve  të mbeshteten e të shpërblehen për punën e tyre , mbase pas tyre  mund të organizohen edhe shoqata të tjera  të përbashkëta të shkrimtarëve , të universiteteve , të muzeumeve e tjera fshehin    dot krenarinë    e tyre    për vajzën që kanë rritur Të falemnderit Joana që iu shtove    vargut të miqve të mi.

Më duhet të falemnderoj    nga zemra    të gjithë shkrimtarët e miqtë e librit që marrin pjesë në këtë mbremje feste    për letërsinë    dhe gjuhën    e të dyja trevave tona fqinje shekullore. I falemnderoj nga zemra gjithë miqtë e mi të ardhur nga Tirana , e mbase për të mos kujtuar lodhjebn e rrugës , po citoj një strofë    nga poeti ynë filozof Lasgush Poradeci

Prej të bregosurave dete/Kam huar dhembje e zemërim/Që të buças në krisma jete/Prej