Çifteli-Preng Maca

çifteli

Unë jam një çifteli

tingëlloj,

kur ti më merr në dorë.

bëhem e gjallë,

dridhem

e nxjerr një zë,

e mue bash at’ botë

më shohin të gjithë.

po ç’faj kam unë,

që në të jetuarin tim,

duhet patjetër të dridhem

bashkë me kangën?

O këngëtar,

jam në dorën tande!