“Diaspora 2026”-Dritan Mardodaj

“Diaspora 2026”

Shqipëtarët në kurbet
E kanë dhënë Besën e vetë
Do bashkohen si dikur
Kundër kësaj diktaturë

Se e dijnë e kanë kap lojën
Nuk e rrejnë dot diasporën
Se shqiptarët kanë çarë vetë
Në gjithë globin, në çdo cep

S’i xhiron më dot palloshi
As gjakprishmi, as kodoshi
Nuk ka dalë hala qafiri
Më mashtru çdo bir iliri

Kësaj radhe Diaspora
Palloshit do ja bëj fora
Në Milano t’Lombardisë
Mblidhet gjaku i Arbërisë

Më një moto, një mision
Të gjithë për atdheun tonë
Gjithë shqiptarët o sot o kurrë
Mjaft më me kët diktaturë

Boll me pjella hileqari
Besëprerë, dhe gjak tradhëtari
Mjaft më miqt e serbianit
Qa ja nxin jetën shqiptarit

Diaspora ka treguar
Se ka njerëz të betuar
Shqipërinë e ka shpëtuar
Nga armiqtë e përbetuar

Edhe pse në dhe të huj
Shqipet s’e bëjnë gjakun ujë
Gjithë shqiptarët, të bashkuar
Si dikur, kohën e shkuar

Se po u bashkua shqiptari
Dridhet shkjau dhe magari
Më 26 shtator
Mblidhet gjaku arbëror

Se kur bashkohet shqiptari
Bëhet çështje planetari

Diaspora 26
Do qisi gjithë hajnat jashtë

Është ciklike Historia
Rroftë Shqipnija
Poshtë Hajnia!

© Dritan Mardodaj