.

Diktatorët…
Hapat e tyre rëndojnë mbi trotuare si plumb,
ku çdo hije që ikën, fsheh një frikë, një dënesë.
Ata ndërtojnë pallate mbi tymin e një shkrumbi,
dhe mbjellin nëpër sheshe vec lule pa erë.
Me duart e mëdha që premtojnë veç liri,
ata thurin pranga me fije të arta.
Në emër të popullit, në emër të një lavdie,
fshijnë nga librat e historisë të gjitha hartat.
Fjalimet e tyre janë kthetra në erë,
bërtasin për paqe duke mbjellë vetëm ndarje.
Por harrojnë se koha, ky gjyq me vlerë
çdo herë tjetër është kthyer në hakmarrje.
Se hekuri ndryshket dhe statujat rrëzohen,
në sheshet e zbrazura ku dikur kishte frikë.
Diktatorët ikin, por plagët mbeten, kujtohen serish
dhe drita aty lind ,përsëri pa asnjë frikë…