Gio Evan-Të dua pafundësisht, por nuk më mungon më-Sjell në shqip M Zegali Rustemi

TË DUA PAFUNDËSISHT, POR NUK MË MUNGON MË.

Të dua pafundësisht, por
nuk më mungon më,
besoj se mungesa është mbivlerësuar,
është ndjerë si një gjest dashurie
nënkuptur si një pasion ekstrem
një dëshirë zemre
një synim i ngecur
në pjesën më të mirë të mendimeve

por nuk është kjo sjellja e vërtetë e dashurisë
nuk është kjo lëvizja e
një zemre vërtetë të dashuruar

një zemër e ekuilibruar dëshiron praninë
jo zotërimin
dhe unë
Unë të dua pafundësisht, por nuk më mungon më,
nuk jam më i papërmbushuri i vetes tashmë

ndonëse mungesa, e cila vjen nga “mancus”
do të thotë i gjymtuar,
i papërsosur, të jesh i pamjaftueshëm,
fjalë për fjalë: i mangët,
të ndihesh më pak, të jesh më pak

dhe unë nuk të kam dashur kurrë për shkak të paplotësisë,
nuk të kam dashur kurrë ngaqë jam ndjerë një gjysmë,
e kundërta
me ty do të thotë, të kem më shumë,
ti je mbi
ti më shton
edhe kur nuk të shoh.

**********
✒️ Gio Evan
©️Sjell në shqip M Zegali Rustemi Marjana
🖼️web
#rustemimarjana #art #letersi #kulture