
Ditët e bardha m’i kanë mbuluar do re
Fort janë pikëlluar edhe Dielli me Hënë
Një botë e vjetër dhe një botë e re…
Kush s’po dëgjon më babë e nënë.
M’i kanë rrëzuar kullat e mendimit
Ndër pemë frutet ç’m’i kanë përtokë
Lulet e vyshkura përtej kujtimit…
S’ka dashamirë më, nuk ka dhe shokë!
Dhe një pykë druri prej degës së vet
Sopatë e huaj ma ka pasë pre’’…
Zabel e livadh m’i ka lënë shkretë
Po thonë, do ta mbjellim nji gja të re?!
Dhe, në paç do sy edhe ti, sikurse unë
Për me pa përbrenda atyre kreshtave
Me ma parë mua, shpirtin e vrarë
Atëherë, s’do të ndash më mish prej eshtrave
S’ke përtë shkelur mbi njerëz që janë të ramë.
Dhe s’keni për të ndarë më fëmijë prej ëme
As dhe nënat për t’i veshur me të zeza
Se ky popull i vuajtur do Agime të bardha
Jo me i ra bryma dhe ta mbulojë krahneza.