Nuk e kemi parë kurrë dritën
që të padisë errësirën,
ditën që t’i hakërrehet natës.
Dita e di saktë
se çfarë shkëlqimi ka
dhe s’harxhon kohë me britma
ndaj netëve.
Drita e di orarin që i takon,
s’i dikton mendimet askujt,
kufizohet të organizojë ngrohtësinë e vet,
ndezjet e veta,
të mbrojë nxehtësinë e vet.
Errësira e di vlerën e rrezeve
ndaj vete të kalojë natën gjetiu,
nuk zhgërryet, nuk gërthet,
dhe shkon që të ormisë
yjet pak më lart.
Nuk ekziston që dielli
të bëj sherr me hënën,
kështu që edhe drita jonë
nuk është kundër errësirës që mbajmë brenda ,
ekzistojnë vetëm kohët,
ka një kohë shkëlqimi
dhe një kohë përqendrimi.
Është e domosdoshme t’i njohim mirë,
për të mos rrezikuar të përhapim përreth
errësirën tonë
e ta mbajmë vetëm për veten
dritën që mbartim.
**********
Gio Evan
Sjell në shqip M Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture
Vincent Van Gogh ” Campo di girasoli” – (1888)
