
Ata jane pjese e muzikes Shqiptare Bruna Sota Hoxha dhe Riku Hoxha
Ata jane dy diva qe i kane dhene e po i japin muzikes shqiptare shume me performancen dhe emocionet qe kane perciell.Arti i tyre eshte , nxites, i bukur,i ndier, frymezues .Jane dy artista qe ngjyrosin boten me ngjyrat e jetes aty ku eshte zbehur .Jane kengetar diell qe te ngrohin shpirtin .Ata lulezojne pranveren ne cdo stine . dhe syt e tyre flasin me gjuhen e zogjeve ne fluturim .Po e filloj prezamtimin tim me Bruna Soten kengetaren e njohur qe ne cdo tingull derdh shpirtin e saj te bukur dhe me te drejte e kane quajtur “ Bilbili i Myzeqes “
Ajo eshte nje uragan i papermbajtshem sa prek mikrofonin. .
Bruna Sota Hoxha lindi ne 1/08/1957 ne qytetin e Fierit. Ne vitin 1964 – 1972 filloj 8 vjecaren ne shkollen 1 Maj. Ne shkollen fillore u aktivizua ne Shtepine e Pionierit ku merte pjese si kengetare soliste ne festivalet e pervitshme ku ishte nderuar me cmime te ndryshme.
Ne vitin 1972 – 1976 filloj shkollen e mesme “Janaq Kilica”, ku u aktivizua ne te gjitha aktivitetet qe zhvillonte shkolla dhe ne konkurimet e ansambleve te shkollave te mesme.
Aktivitete Kombetare:
Ne vitin 1963 ka kenduar se bashku me motren ne festivalin kombetar konkurimin kombetar te Estradave amatore te kooperativave bujqesore ne Gramsh ku te dya u vleresuan si kengetaret me te miraa te konkurimit.
Ne vitin 1973 ka kenduar ne festivalin kombetar te ushtrise ne Tirane me kengen “Dje erdha nga ushtria” e kompozuar nga Agron Xhunga dhe e shoqeruar nga formacioni orkestral i Gasper Curcis.
Ne vitin 1976 mori pjese ne Festivalin e kenges ne RTSH ne Tirane me kengen “Gjithmone ne aksione” te kompozuar po nga Agron Xhunga dhe drejtues I orkestres Ermir Krantja. Ne vitin 1989 ne konkurimin e muzikes popullore ne RTSH u perfaqesua deri ne cerek finale.
Aktivitetet ne Estraden Profesioniste kan qene te shumta ku mori pjese ne 60 premiera. Ne vitin 1978 u emrua si Kengetare Profesioniste e qytetit te Fierit.
Ne vitin 1979 filloj studimet ne Institutin e Larte Pedagogjik ne Elbasan, ne degen Gjuhe – Letersi.
Ne vitin 1987 ka realizuar me sukses recitalin e pare te saj me titull “Tek ju gjej frymezimin” ne Fier.
Ne vitin 1988 recitalin e dyte me krijimtarine muzikore te Ferit Hoxhes ne Fier me titull “Dashuri ne c’do stine”. Ne vitin 1990n se bashku me kengetarin dhe tastiertistin te talentuar Ilir Suku, recitalin e trete, i cili pershkohej drejte rrymave te forta drejt rruges se demokracise me kenge moderne.
Nga viti 1978 deri ne vitin 1991 ka realizuar me sukses role si aktore: – Ka luajtur rolin kryesor ne Komedine Muzikore “Flok debore ne Prill” te shkruar nga Pellumb Kulla dhe Enver Isufi, me regjisor Leka Bungo.
Ne nje premire qe u paraqiten edhe ne konkurimin kombetar te Estyradave Profesioniste, ku vec pjesemarjen si kengetare prezantonte te gjithe programin ne rolin e nje Centralisteje, ku bente prezantimin e te gjithe shaqjes, me regjisor Pellumb Kullen.
Ka luajtur nje rol ne nje pantomime te vene ne skene nga Pellumb Kulla, me titull “Fisarmonicisti i sektorit”.
Ne vitin 2012 ka realizuar me sukses recitalin e katert “Mall per qytetin tim” dhe ne Tetor te 2022 recitalin e peste me kenge popullore qytetare fierake “Kendojme se bashku” I cili pati shume sukses dhe u transmetua edhe TV News 24, ne naten e krishtlindjeve.
Ne vitin 1981 dhe 1986, ka kenduar ne dy konkurimet e festivaleve folklorike te Ballkanit ne Turqi me Ansamblin “Myzeqeja”, ku u prit me shume sukses.
Ne vitin 1991 Bruna emigroj ne Athine te Greqise se bashku me familjen e saj. Fillimisht filloj pune ne nje piano bar ne Kukaqi se bashku me Rikun dhe Gjergj Leken, dhe me pas me Rikun dhe Aleksander Prendushin ne nje taverno ne Pagrati, ku atje punuan per gjashte vjete me shume sukses. Me pas shume vjet me rradhe kane kenduar se bashku me Rikun ne koncerte te ndryshme per komunitetin Shqiptar.
Gjate periudhes qe ka punuar ne Greqi ka kenduar ne sezonet verore ne piano bare duke kenduar ne Santorini, ne Paros dhe Kefalonja.
Ne vitin 1996 – 1998 ka kenduar per komunitetin shqiptar te Kosoves dhe Maqedonise se Veriut ne te treja Kantonet e Zvicres me shume sukses, ku per kete komunitet pregatiti 200 kenge te reja te ketyre krahinave.
Ne vitin 1999 emigroj serisht me familjen dhe grupin e saj muzikor, me Rikun, Arian Papen dhe Ilir Sukun per disa koncerte ne gjithe Ameriken te ftuar nga “Albanian society” me Kryetar Romeo Liriani. Gjat 25 vjeteve qe ndenjen ne USA, dhane koncerte per komunitetet shqiptare me shume sukses ne New York, Konektikat, Filadelfia, South Carolina, North Carolina, New Jersey, Chikago, Boston, Kalifornia, Main etj.
Ne repertorin e Brunes jane rreth 500 kenge te muzikes popullore, te muzikes se lehte, Greke, Kosovare, dhe te huaja.
Ka realizuar me sukses tre albume muzikore, nje me kenge popullore qytetare fierake, nje album me kenge te muzikes se lehte, nje album me kenge te vjetra te muzikes se lehte te trajtuara moderne, dhe nje album me kenge te huaja, ku disa prej tyre jane te publikuara ne YouTube.
Kryesisht tekstetet e kengeve te reja te Brunes percjellin mesazhe shume domethenese, sepse ka fatin e madh qe jane te shkruajtura nga Pellumb Kulla dhe Arben Duka.
Projektet:
Eshte duke pregatitur dy albume te reja, te cilat jane ne procesin perfundimtar.
Vleresimet; Ne 20/071989 eshte dekoruar me medaljen Naim Frasheri nga Presidenca si kengetare me nivei te larte ideoartistik te interpretimit.
Ne vitin 2014 ben pjese le librin “Fieri Histori Suksesi” ne Albanian Exellence.
Ne vitin 2022 u vleresua me “Mirenjonja e Qytetit si Krenaria e Komunitetit” dhene nga Kryeministri.
Nuk mund ti ndaj te dy te cilet muzika u bashkoi shpirtin dhe i ka shoqeruar ne udhetimin e tyre si cifte per 50 vjet , duke dhene koncerte ne fillim ne Fier e me pas ne Greqi, ne Zvicer , dhe 25 vitet e fundit ne USA.Figura e Rik Hoxhes shkelqen . Nje artist qe e dashuron me shpirt e me zemer artin .
Ai me muziken e tij ledhaton enbel zemrat qe e duan .Talentini tij eshte i dukshem ne cdo moment .Ngriti dhe lartesoi Estraden e Fierit dhe i dha emer . Futi muziken moderne dhe popullore ne kete estrade
Ferit Rik Hoxha lindi ne 13/02/1953 ne qytetin e Sarandes. Ne vitin 1956 i jati i tij u tranferua me pune nga Saranda ne Fier. Shkollen fillore e filloj nje vit para moshes. Ne vitin 1959 – 1963 mbaroj tete vjecaren ne shkollen Nr. 3 “Naim Frasheri”. Shkendiat e para u duken ne moshe fare te vogel ku imitonin shfaqjet e estrades profesioniste ,duke zbazvitur komshinjte me humor dhe muzike se bashku me femijet e tjere te mehalles. Arseni, vellai me i madh, e regjistroj ne Shtepine e Pionierit ne rrethin e fisarmonikes ku instruktor ishte shoku i tij, Pavllo Sopiqoti. Pavlua e prezantoj Rikun me pentagramin dhe i mesoj ABC-ne e muzikes.
Ne vitin 1967 – 1971, pasi fitoj konkursin shkoj per studime ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, ne degen e Klarinetes ne Tirane. Ne vitin 1968 muzikanti i madh shqiptar Robert Radoja, e aktivizoj ne formacionin orkestral te Pallatit te Pionireve ne Tirane, qe do te shkonte ne konkurimin kombetar qe zhvillohej ne Shkoder, ku do kendonte kengetarja e vogel Alida Hisku, ku fitoj edhe cmimin e pare.
Ne vitin 1968 kur ishte me pushimet verore, mbasi mbaroj vitin e dyte te Liceut, e theriten ne Shtepine e Kultures .Shefi i Muzikes Simon Gjoni se bashku me Drejtorin Vasillaq Zahariu dhe i ngarkuan detyren qe te zhvillonte nje kurs tre mujor per te pregatitur 20 klarinetista nga fshatra te ndryshme te rrethit te Fierit, per vatrat e kultures ne fshatra. Ky kurs ishte 6 dite ne jave dhe tete ore ne dite.
Ne vitin 1971 – 1974 filloj studimet ne ILA Tirane ne degen e Klarinetes. Ne vitin 1972 fitoj vendin e pare ne konkurimin e instrumentistave te frymes, duke luajtur nje “Skerco per Klarinete dhe Piane” te kompozitorit Spartak Tili, shokut te tij te klases.
Ne vitin 1971 – 1972 mori pjese ne formacionin orkestral te festivalit te pare dhe te dyte te Kenges se Muzikes se Lehte te Studentit ne Tirane.
Ne vitin 1973 mori pjese ne Festivalin e Muzikes se Lehte ne IL Bujqesor ne Kamez ku beri 6 orkestracione dhe kompozoj nje kenge.
Mbas perfundimit te ILA ne vitin 1974 e emeruan ne Estraden Profesioniste te Qytetit te Fierit, si Drejtues Muzike dhe ne Janar 1975 realizoj me shume sukses premieren e pare. Orkestra qe do te ekzekutonte ne kete premiere nuk ishte ne nivelin profesional qe ai deshironte te kishte , dhe gjeja e pare qe beri krijoi nje formacion te ri orkestral me instrumentiste te shkolluar te cilet ju pergjigjen nivelit te larte artistik.
Realizoj 68 premiera dhe tre koncerte recitale te Brunes, jashte planit vjetor te premierave, ne total 71 premiera.
Ne janar te vitit 1976 ai krijoi Grupin Vokal – Instrumental te kenges Qytetare Fierake, qe ishte prezent ne c’do premiere te estrades dhe ky grup ka ekzekutuar komplet programin ne nje premiere vetem me kenge popullore myzeqare.
Riku ka kompozuar rreth 200 kenge popullore dhe te muzikes se lehte dhe per pioniere dhe ka orkestruar rreth 3000 materiale te ndryshme muzikore, ka krijuar tre kolona muzikore me muzike dramash per Teatrin “Bylis”, si dhe 40 kenge humoristike, ku hiti ne rang kombetar dhe me i suksesshem per me shume se kater dekada, “Po martojme Malon” me tekst te humoristit Pellumb Kulla.
Riku pervec drejtimit muzikor ka ekzekutuar si solist ne instrumentin e Klarinetes dhe Saksofonit, ku eshte pritur me shume sukses si ne Fier ashtu edhe ne gjithe skenat Shqipetare.
Riku pervec punes me Estraden, ka dhen mesim ne shkollen e mesme te muzikes ne degen e Klarinetes, ka qen instruktor ne Shtepine e Pionierit dhe Shtepine e kultures ne degen e Klarinetes.
Ka marre pjese ne formacionin orkestral te Orkestres simfonike te Fierit, ne formacionin orkestral te orkestres frymore dhe ne formacionin orkestral te Ansamblit “Myzeqeja”, ku me kete te fundit ka qene dy here ne Turqi ne konkurimin folklorik te Ballkanit dhe ne te githa keto formacione ka luajtur si solist ne instrumentin e Klarinetes.
Ne vitin 1991 Riku se bashku me Brunen dhe djalin emigruan ne drejtim te Athines ne Greqi.
Filluan pune se bashku me Brunen dhe Gjergj Leken ne nje bar piano ne Kukaqi.Po ne te njejtin vit punoj me kengetaren e madhe greke Mariza Koh ne lokalin “Caj sti Sahara” me klarinete.
Ne sezonin e ri dimeror 1991 – 1992 filloj pune ne nje nga buzuqet e medhenj ne qender te Athines “Tabu” me nje formacion orkestral grek dhe me nje grup instrumentistesh te Radio Tiranes qe kishin emigruar se bashku me kengetaret e medhenj grek Manolis Micias, Margarita Zorbala si dhe kompozitorin e madh Marios Tokas. Pjesen e pare te programit luante per nje ore si solist me klarinete dhe Saksofon, me nje kuintet Jazzi. Ne sezonin dimeror te 1992 – 1993 filloj se bashku me Brunen dhe kitaristin Aleksander Prendushi ne nje taverne ne Pagrati per gjashte vjet rrjesht.
Ne sezonin veror 1995 punoi ne nje Cruise Ship (Vapor turistik) me turista nga vende te ndryshme te botes me nje grup muzikor grek qe benin koncerte c’do nate duke udhetuar drejt, Qipros, Turqise, Izraelit dhe Egjyptit, ku luante si solist ne Klarinete dhe Saksofon per dy ore.
Ne vitin 1996 – 1998 shkoj se bashku me Brunen dhe me nje grup instrumentistesh fierak A. Prendushi, I.Janina, S.Tili, A.Papa dhe R. Hoxha per koncerte ne te tre Kantonet e Zvicres, prane komuniteteve te Shqiptareve te Kosoves dhe te Maqedonise se Veriut.
Ne disa sezone verore ka punuar se bashku me Brunen ne disa ishuj te Greqise, ne Santorini, Paros, Kefalonia etj.
Ne vitin 1999 emigruan serisht ne USA per disa kocerte muzikore te ftuar nga Albanian Society me Kryetar Romeo Liriani, se bashku me grupin e tyre muzikor, Bruna, Riku, A. Papa dhe Ilir Suku. U vendosen ne Konektikat dhe dhane me sukses koncerte ne shume shtete te Amerikes.
Riku ka luajtur ne Klarinete dhe saksofon ne shume lokale nate, ne disa shtete ku ai eshte vendosur me familjen, ka jetuar ne Karolinen e Jugut, ne Boston dhe perseri ne Konentikat deri ne kthimin ne Shqiperi, per koncertin recital te Brunes dhe Rikut “Degjonim kengen time” ne Gjirin e Lalzit dhe te transmetuar nga kanali TV News 24 dhe me pas ne tetor 2022 ne Recitalin e Brunes me Kenge Popullore Qytetare Fierake “Kendojme se bashku”, ku vertete salla kendoj se bashku me Brunen dhe Rikun.
Ne 19/03/2024 Riku se bashku me Brunen u be pjese e grupit te muzikes popullore qytetare fierake prane Qendres se Aktiviteteve Kulturore Fier, per tu perfaqesuar ne Festivalin Folklorik Tipologjik Kombetar te Kennges Popullore Qytetare, ne edicionin e XVIII, ne Elbasan, ku nen drejtimin e Rik Hoxhes fituan Cmimin e Madh “Isuf Myzyri” te Festivalit, ngjarje e rralle per qytetin e Fierit qe ne kete perfaqesim 30 vjecar nuk e ishin fituar asnjehere Cmimin e Madh.
Ne 06/06/2024 Qendra e Aktiviteteve Kulturore Fier u perfaqesua ne Edicionin e VII te Festivalit Mbarkombetar “Kenga Qytetare Na Bashkon Ne Prizren”, ku fituan dy cmime te para, vendin e pare si “Grupi I Kengeve Qytetare Fierake “Apolonia” dhe vendin e pare si Orkestra me e kompletuar e Festivalit “Apolonia Fier, prap nen drejtimin muzikor te Ferit Hoxhes.
Projektet e Rikut:
Ka perfunduar tre Albume te Brunes, kryesisht me krijimtarine e tij dhe te disa nga krijuesit me te mire Shqiptar.
Ka perfunduar nje Album me pjese te ndryshme orkestrale per Klarinete dhe Saksofon ku luan vete si solist.
Ka perfunduar nje Album me kenge humoristike me tekste nga “Mjeshtri I Madh” Pellumb Kulla.
Eshte duke perfunduar dy Albume te tjera per Brunen, te cilat jane ne procesin perfundimtar.
Eshte duke shkruajtur nje Antologji te Muzikes Fierake, ku perfshihen rreth 200 biografi artistike te muzikanteve Profesioniste dhe Amatore, si dhe tema te ndryshme qe lidhen me muziken.
Eshte duke perpiluar te gjitha historite e institucioneve artistike qe nga krijimi i tyre, mbasi ne qytetin e Fierit ato nuk ekzistojne fare, duke filluar qe nga Muzeu Historik i Qytetit.
Vleresimet:
Ka fituar vendin e pare ne konkurimin e isnstrumentisteve te frymes ne ILA ne vitin 1972.
Eshte cilesuar si diploma me e mire e ne Instrumentin e Klarinetes ne perfundim te ILA nga Komisioni Shteteror (Revista “Nentori” dhe Gazeta “Drita” Korrik 1975).
Ne vitin 1988 u vleresua nga Komiteti i Rinise se Rrethit Fier si Artisti me i mire per Qytetin e Fierit.
Ne 28/10/1985 u dekorua nga Presidenti i Shqiperise me Medaljen “Naim Frasheri”.
Ne vitin 2013 ishte pjese e librit “Histori Suksesi” e prergatitur nga Shoqata “Ekselenca Shqiptatre”.
Ne Tetor te vitit 2022 u vleresua me Certifikaten Mirenjohje ”Krenaria e Qytetit”.
Vleresimet per te dy keta artiste jane me qindra, por une po permend disa prej tyre.
Ja si shprehet Pellumb Kulla – Shkrimtar, Regjisori, “Mjeshtri I Madh” ne nje artikull ne gazeten “Tema” ne vitin 2017: “Ishte vendi ku si ralle prisnim ne oret e vona per te shijuar zerin e Lefterise , Sofikes, Timos , Brunes, fisarmonikem e Isufit,flautin e Mitit, saksin e Llazit,xhezin e Ilirit ,kitaren
e Sandrit .Edhe per te ndjekur rritjen e Rikut, i cili qe nga Konservatori solli kerkimet novatore. Orkestrimet dhe ekzekutimet brilante vetiake me dy instrumente ., saks dhe klarinet .
Osman Mula – Regjisor ne RTSH – Kompozitor shprehet: Pasioni, deshira, kemngulja na beri si brez pasionant ta merrnim jeten me guxim dhe ta benim
me te miren pet publikun .Gjthithcka arritet , gje qe e pashe ne ekran me recitalin tuaj te mrekullueshem .
Jani Tane – Regjisor ne RTSH ( Koment per dokumentarin “Jete e intonuar” )e realizuar nga Pellumb Kulla , kushtuar muzikantit , mjeshterit te veglave frymore, duke ngritur lart vlerat e Fierit si virtutet artedashes jo vetem skenik, ne muzeun e talenteve te reja qe tani po shperthejne mes dy kontinenteve Ndoshta Riku eshte pasardhesi i nje prej muzikanteve te Oborit Ilir te Apollonise se Fierit .
Diana Ziu – Kompozitore : Rik Hoxha artist,klarinist. dhe muzikant dhe saksefonist virtuoz, producient dhe mjeshter ne punen e tij ne studio. Krijimet e shume kengeve te muzikes popullore dhe muzikes se lehte , jane shkruar bukur. Bravo !
Robert Goro – Gazetar i BBC dhe i TV ne “Tribuna” Athine “ Jam Xheloz” shprehet ai per Brunen dhe Rikun . Nje melodi teper e kuptushme dhe me nota te theksuara te muzikes qytetare tekst “ Madein Arben Duka”, interpretimi qe te rremben qysh ne rrokjen e para dhe nje aranxhim i perkryer i Rikut
spikatur arsyeshem si pjese e formimit dhe personalitetit te tij , demostrimit te nje disipline te larte kerkese te patolerueshme ne nivel artistik . Rreflekton me nje ambicje serioze per te bere dicka me shume per muziken.Ka futur muziken moderne dhe popullore ne “ Estraden e Fierit”
Alma Strazimiri – Vocal koch
Bruna, je e mrekullueshme me ate vokal te thelle e te plote dhe me ate ndjeshmeri ne vibrato e frazim plot ndjeshmeri! Bruna Sota Hoxha po ti je yll moj! Ke bere art ne te gjitha koherat. Lere modestine.
Arben Vejsiu – Kengetar ne Ansamblin e Ushtrise.
E ndoqa me shume interes intervisten tuaj ne TV ABC News dhe u shmalla me ju artiste te dashur. Sa me shume ju degjoja aq me shume me shtohej respekti dhe vleresimi per ju. Para se te largoheshit nga Shqiperia ju debutonit ne nje nga estradat elitare, sic ishte ajo e Fierit. Mungesa juaj ne jeten artistike ne Shqiperi eshte ndjere shume edhe pse ju nuk rreshtet duke krijuar e interpretuar pa nderprerje atje ne emigracion duke fituar zemrate te gjitheve. Ju jeni nje shembull I shkelqyer prandaj keni mbetur te paharuar dhe te dashur per te gjithe shqiptaret kudo ku jane. Respekt per ju te dashur Bruna e Rik hoxha. Suksese!
Aleksander Paloli – Drejtuesi muzikor I Grupit “Na Bashkoj Kenga Popullore” – Kornist.
Bravo miku im Riku! Jo vetem solist virtuoz poer edhe orkestrues me fantazi te spikatur. Eshte e tepert te them me shume. E njoh mire talentin tend…Vazdo keshtu se muzika te shton jeten dhe kenaq artedashesit. Respekt!
Artur Dhimitri – Pedagog – Basist.
Te jesh artist dhe te gjesh kohen qe shpirtin ta pekulesh ne vargjet e poezise S’eshte e lehte te jesh artist dhe shpirtin ta nderthuresh me poezine e shpirtin ta shkrish , e me pas tinguj shpirti vargjeve tu shtosh petale te fresketa pranverore mbi to te leshosh shume emocione nga ajo rini kaq e brisht ne ato vite trysnie politike , vecse nje artist si ty Rik Hoxha lidh magjishem keto vargje me muziken gjithmon qe i bejne te perjetojne nder vite. Arti kuptohet gjithmone shume vone nga masa sepse shpirti I artistit eshte gjithmone dekada perpara kundrejt mases qe fle, pafundesisht respekt per shpirtin dhe krijimtarine tuaj Riku. Suksese te metejshme dhe le te mbajme gjalle shpirtin se kohen s’e kthejme dot mbrapa. Urime Rik Hoxha. Ndonjehere eshte e veshtire qe edhe vet artisti te kuptoje vlerat e veta artistike. Publiku artedashes fierak eshte pasqyra me efikase per vleresimin tuaj artistik! Nese je akoma i pranishem ne kujtesen e spektatorit ajo eshte pasqyra me e sakte e artit tuaj qe ende ruhet ne kujtesen tone. Arti I natyrshem gershetuar me lajtmotivin tuaj ne sensin artistik , mbijeton ndersa publiku vertet te ndjek perseri me kureshtjen e nje lajtmotivi te ri. Pershendetje miku yne, mire u takofshim ne Florida.
Urime te meyejshme!
Sabri Fejzullahu – Legjenda e Kenges Kosovare ne Instagram, per kengen e tij “Biri im”
Mijra here ndjes qe shkruaj kaq vone. Para nji minuti, rastesisht e ndigjova kengen time “Biri im”, me interpretim bravuroz nga Ju. Jam stepur sa embel, sa bukur, me sa shpirt e me diksion e ze melankolik e keni kenduar. Edhe nji here ndjese, por mu duk shume vone deri neser t’ju shpreh mirenjohje, juve ikon e muzikes. Respekt dhe te fala familjareve tuaj. Ndjese!
Alfred Isallari – Klarinetist solist ne RTSH, sot Klarinetist ne Itali/
Sa here e kam degjuar Brunen ! Degjova edhe origjinalen per kuriozitet! Klarineta shume bukur, i shkon shume ketij emocioni por mbi te gjitha mahnitem me zerin tend sa nje mal qe Zoti te ka dhuruar! Ky eshte komenti im i dyte, e them qe Riku ka bere nje pune te bukur shume si profesionist I vecant! Jeni me fat qe keni gjetur njeri tjetrin! Ju uroj shendet e suksese.
Mevlan Shanaj – Regjisor – Aktor.
Uroj me te miren e mundshme per ciftin tuaj Shqiptaro – Amerikan! Nje jete perkushtuar artit! Suksese!


Mirela Papuciu – Shkimtare Fier.
Cfare nostalgjie per ju te dy, per artin tuaj! Mirenjohese dhe falenderuese per kete projekt realizuar me shume shpirt, art, profesionalizem dhe pse shume larg vendit ne gjuhen e te cilit kendoni dhe, vetem fizikisht, larg publikut Shqiptar. Vetem artistet e vertete si ju e konsiderojne artin mision ndaj njerezve, ndaj ushqimit te shpirtit te tyre ndaj, me gjithe pengesat, I qendrojne ketij misioni deri ne fund. Sollet nje copez te koncerteve te estrades te para 30 viteve ne kete fillim viti. Bruna< cfare ze te thelle depertues keni. Jeni te dy energji ne sintoni. Faleminderit e nje vit 2022 plot shendet e krijimtari te mbare, ju uroj.
Maksim Kulla – Muzikant – Trombonist.
Nje realizim i shkelqyer i kengetares Bruna Sota Hoxha e cila sot eshte nje nga kengetaret Shqiptare me aktive ne Amerike dhe qe here pas here sebashku me muzikantin e talentuar Rik Hoxha na prezantojne kenge te muzikes se lehte dhe popullore te reja qe shtojne arkivin personal te historise se karieres se tyre, por qe natyrisht jane vlere per qytetin e Fierit dhe per kombin Shqiptar.
Robert Kamani – Aktor Humorist I Estrades se Lushnjes.
Sa buku, sa mire qe udheton nder vite me kengen,,,fal dashurise suaj si cift, fal talentit tuaj, fal egos suaj personal, ju udhetoni plote dinjitet ne kete rruge, ku fitoni dashuri njerezore, e kjo eshte kenaqesia me mire per artistet. Urime per kengen e bukur qe na dhuruat. Pershendetje!
Sami Kaziu – Dirigjent i orkestres simfonike te Elbasanit.
Nuk mund te ndodhe ndryshe. Kur nje mjeshter si kiku im Riku, realizon dicka, sigurisht qe do e realizoj ne menyren me te mire. C’do efekt orkestral permban “masen e duhur. ” per te transmetuar kenaqesine tek degjuesi. E me fund (jo per nga rendesia profesionale) eshte zeri I te mrekullueshmes Bruna, i cili na thote: “Eeeej, ju po kenaqeni me orkestren! Por kujdes! Po kendoj une” edhe kete Bruna ia dhuron degjuesit me sigurine profesionale qe posedon .
Ju perqafoj e ju uroj vazhdimisht suksese, miqte e mi.
Geldian Stroni – Aktor, jeteon ne Kanada
Sapo e degjova. Mbeta pa fryme, po edhe ate s;kam pse e dua. Dhe a e di se perse?! Dikur Mari Kraja shprehej se “tjeter gja ashte me nxjerr za e tjeter me kandue”, dhe ti moj e mira Bruna fierake, me ate aksentin toske – myzeqeje dhe shqiptimin gegnishtte fjaleve (si dhe njohja e mrekullueshmee regjistrit tend prej Maestro Rik Hoxha) e ka shendruar kete kenge (dhe ne pergjithesi interpretimet tuaja) “murmerime e dallgeve te Mesdheut”. Ja pse mbeta pa fryme, se mu kujtuan ato murmerima bregut teb detit, aty ku derdhet Semani, ku era u peshperit dunave te reres e ku halezat e pishave e pickojne heshtjen. Une vertet “mbeta pa fryme”, por kam pa aq sa t’ju them juve te dyve (juve personalisht dhe Maestro Rik Hoxha) faleminderit me gjithe shpirt, Se ju zgjoni kujtime qe zemren e ben me te plote, me te mire. Faleminetrit. Perqafime.
Etleva Shemai – Mezzosoprano kendon ne te gjithe operat e botes.
Rik Hoxha te falenderoj perzemersisht! Nje nga Mentoreont e pare per mua ke qene edhe Ti!
Perkrahja edhe vleresimi yt e rriti me shume vetbesimin tim edhe ndikoi sigurisht pozitivisht ne zhvillimin tim artistik. Artistet e pare qe, une kam marre shembull edhe jam frymezuar keni qene Ju edhe Bruna! Yllin e keni qe te dy ne ball, qe kur keni lindur! Te marresh fame nmund te jete komplet e rastesishme, mpor te besh Art, eshte pune e aftesi! Suksese te metejshme edhe perqafime te dyve,
Shume faleminderi
Me vone niveli muzikor u rrit, u persos me idirigjenti Ferit Hoxha, qe ngriti nje formacion orkestral mkjaft te avancuar, kurajoz e modern per kohen.
Roland Roshi – Regjisor i Estrades Profesioniste Fier, nga libri I Fuat Bocit “A doni me pre…”.
Jo me kot lash ne fund dy ciftet ideale qe ngriten lart emrin e Estrades, ne teresi dhe te Fuatit ne vecanti.
Ne festivalin qe organizoi me rastin e 1 Qershorit Komuna e Prizerenit te Kosoves “ Flutrat 2025 “ , ku moren pjese nga te gjitha trevat shqipetare, kengetarja e Fierit Kristel Krasniqi rrembeu cmimi e madh “ Flutura e Argjende2025” me kengen “ Zemra e vogel Shqiptare”me muzike dhe orkestracionnga: Rik Hoxha
Teksti Roland Beqiraj dhe koreografia : Halit Bacinofki . Falenderuan edhe Brunen per pregatitjen e vokalit te fitueses . Ja pra dhe nje dhurate qe sapo ja dhuruan artistet fierak Fierit.Keta jane pishtar te artit me drite te perhereshme qe e lene suksesin te bej zhurme sic thote dhe kengetari i Greqise, qe i kendon dashurise Janis Parios , i cili me zerin e tij ka sheruar shume shpirtera njerzish. Eshte terapia me e mire e njerezimit , shprehet Riku
Muzika ka aftesine te hapi shume dritarere te shpirtit, te qeteson, te frymezon, jep shplodhje, vallezon dhe kur eshte e bukur te godet deri ne kocke , por nuk te vret.