E dashur kolege Krisulla!Vasilika Babo

E dashur kolege Krisulla!

Lexova me shume dhimbje e kujtime nga jeta jone ushtarake, shkrimin e faqes suaj te profilit per vajzat e larguara , koleget tona te dashura nga dora jote…!

Ishte e papritur per momentin. Por gjithmone aq prekese e tronditese , per keto kolege , qe u larguan me shpejt nga kjo jete. Me kujtohet Robert Topi, si zv kom i kompanise se vajzave te para ne vitin 1967, i tha nje shokut te vet , se a do mundte dot , te punonte me keto vajza nga zona te ndryshme, me botkuptime e karakter te ndryshem , me trupa te njome femerore, me fe te ndryshme e edukim te vecante ne familjet e tyre. Dhe shoku i tij ju pergjigj ,” Po, Berti! Prandaj te zgjodhem ty . Ti mund ta besh , ti stervitesh , edukosh ato vajza e tu dhurosh ate dashuri e mbeshtetje, ate formim e kalitje , qe te mbeten shembull duke shkelur cdo tabu e duke u bere ushtarake te verteta , luftetare te pamposhtura , njelloj si djemte shqiptarë”!

Dhe vertet kjo nuk ishte vetem puna e perditeshme e zv . Kom Bertit , atij djali te ri 24 vjecar, me karakter e moral te paster , i devotshem e lindur per ushtarak , shembull i aftesive e profesionit ushtarak e pergatitjes luftarake, lindur per FA. por ishte mbi te gjitha edhe nje karakteristike e vecante , qe i lidhi vete ato, ishte edukimi i mrekullueshem familjar me dashuri e patriotizem per Atdheun . Ishte ai shikim sy ne sy me njera tjetren , me endren , ne nje bote te re, per nje profesion te paushtruar ndonjehere nga femrat. Ishte karakteri i paster, vendimi i tyre, per ti dhuruar ketij populli , dashuri e mbrojtje me perkushtim . Ishte dicka magjike qe na lidhi si motra te lindura nga nje nene , nga Shkolla e Bashkuar Ushtarake, me emrin “Enver Hoxha” dhe si baballare , ata pedagoge te shkelqyer me dashuri, profesionalizem e aftesi per te drejtuar me nder e dashuri atdhetare.

Iken vitet Krisulla!

Dhe keto shoqe sot me duket sikur jane te gjalla, sikur ecin , mesojne , stërviten, realizojne cdo detyre dhe me pas merren me dukimin e niperve e mbesave , si gjyshe e nena te perkushtuara per brezat.

Ishin si ne , si ty, si mua, me nje ideal dhe me zemer ,ku ekzistonte vetem pergjegjesia, dinjiteti e krenaria e nje detyre magjike ne kuptimin e saj; POPULLI DHE ATDHEU ne plan te pare, MORALI DHE KARAKTRI ne plan te dyte .

Ishin ato vajza qe nuk kursyen hiret femerore, per makiazhe, per stoli te tepruara, per banalitete , per para , per tu fodullosur meper showt pa vlere , si “ Big Bradher, e “ Perputhen” , por ishin vajza qe ne vend te gjerdanit me ruaza e byzylyke femerore hodhen gjerdanin me fisheke, e pushken e gjate mbi sup. Ne vend te tualeteve, kapelen , xhaketen e pantallonat ushtarake,e mbi to deboren, pluhurin e balten. Ne vend te minifundeve e lakuriqesise,hodhen kapoten e blerte te rende me shi e e debore akull mbi supe. Ja pra femrat me idealin per te dhene jeten e derdhur dhe gjak nga trupi i tyre per Atdheun ,femrat qe reflektuan e plotesuan deshiren e baballareve , dikur luftetare te clirimit te Atdheut dhe te plagosur , ku ruajne akoma shenjat e plumbave nga armiku, femrat qe mbanin mitrolozin mbi kurriz, e stervitjet ne tunele deri ne mes te trupit plot uje te lagura qull, ne cadra ne bresher , shi e debore e u sterviten ne diell te nxehte per te ruajtur nje Memeatdhe e komb te paprekshem deri ne dalje ne pension .

E veshtire! E drejte parimore por dhe e guximshme plot sakrifica me femije te semure ne alarme, me izolime , me perballje te bandave ne vitet e fillimit te demokracise, etj ne shkollat e Akademite ushtarake.

Te falenderoj mike dashur Krisulla, se me detyrove dhe mua te vazhdoj nga emocioni , pak nga ky shkrim i juaji , per ushtaraket femra qe sot vazhdojne ne fisnikeri detyren si nena , por me keqardhje per kete dedikim per motrat tona te paharruara , qe na ndjekin ne cdo cast me veshtrimin e embel plot dashuri ,

entusiaem , e hijeshi femre. nga lart qiellit, si shqiponjat e bukura shqiptare ….!

Nuk kam shkruar per to , se dhe nuk e kam ditur se ato ishin larguar nga jeta, sepse isha larg jush 25 vjet ne mergim ne Greqi, pikerisht atje ku plaga e Atdheut , eshte e madhe e mbi parane derdhet loti i syrit , qe i mbulon e i ben te pavlefshme ato, por kerkon shpirtin ta ktheje ne Atdhe , atje ku ka rrenjet e veta. Ne mergim, atje ne Greqi, vendi ku ekzistonte racizmi ne nje mase me te madhe , ku mezi prisja te kthehesha ketu ne Shqiperine e dashur, , ku nuk me pengoi paraja , e cila kurre nuk riprodhon dashuri , miqesi, respekt , mall e dhimbje si mund te kesh mes familjes tende e aq me teper ne familjen e madhe te miqesise e dashurise ushtarake, me te madhe nga cdo miqesi tjeter , nga nje lidhje me hallka floriri qe nuk shkeputesh kurre. Iken 25 vjet , nje gjysem shekulli, u kthem me floke te bardha , me krahe te keputur e mez te thyer, me kembe te pafuqishme , por me zemer te madhe per vendlindjen e dashur qe te shkakton dalngadale plage te pashlyeshme , akoma dhe sot , kur jane jashte femijet e niperit tane , qe po vuajne dhe po e shprehin ne kete proteste te madhe , te papare ne bote qe po le gjurme te mrekullueshme te madheshtise se popullit shqiptar, popull i beses , dashurise, trumerise , punes e dashurise atdhetare.

Ne Ishin ato, ato vajzat e para , koleget e mia, moshatare , qe u derdhen si lule nga te gjitha bjeshket kodrat e malet shqiptare, qe do te mbeten gjithmone motrat tona , vajzat yje qe i dhuruan nje gjerdan te bukur gjelberimit te hijshëm te asaj shkolle , e cila i rriti e edukoi me breza , vajza e djem, qe e nderuan deri sot ne gjithe Shqiperine . Ishin djemte ata bij nenash me cipe, turp e maturi qe e shprehin ne komente jo vetem qendrimin e tyre , por rrisin objektivisht vleren e femrave ushzarake duke thene, se me qendrimin tuaj ne duhet te rinim nje metro larg jush ne cdo bisede. Kjo ishte qendrimi me nje edukim te mrekullueshem qe na ndhuroi ajo shkolle e arte.

Kush flet keq per keta bij , qe punuan e sherbyen me shpirt si ushtarake, nuk e ka ndjere dashurine për Atdheun e shpirtin e destinuar per sherbim me ndergjegje te larte , krenari,e dinjitet, plot veshtiresi, sakrifice e perkushtim .

Te falenderoj Krisulla per shpirtin tend bujar , mirenjohes , plot dashuri e patriotizem , per sa shkruan per motrat tona te larguara duke i kujtuar me shume dashuri e respekt te ndersjellte, ashtu si na donin e respektonin dhe ato.

Ne Ishim shembull i dashurise, maredhenieve te ngrohta familjare, shembull qe nuk perdorem jo fjalet banale , por as keqkuptimet as veshtrimet e djallzusra asnjera me tjetren ne ate familje fantastike ku gjemonte plumbi ne tabelat e qitjes ne kufijte shqiptare e pergatiteshin luftetare te besueshme per kete popull e kete Shqiperi, nena jone e shtrenjte, per te mos lene kembe armiku te hynte e te shkelte mbi te! Te nderuara jemi ne !

Te nderuara qofshin dhe koleget e larguara nga kjo jete! U prehshin ne paqe !

I perjetshem kujtimi i tyre!