E dua dritën…Elli Nebi Plaku

E dua dritën…
 
U linda në muajin e dritës
si nëna dhe drita më ledhatuan
me dorë malli
përkëdhelja e tyre më rriti
në lëndinën e ëndrrave
bleroi bukur, bari..
 
Nuk e dua errësirën
se shpesh më hedh
në krahët e frikës
por kur të ndiejë frymëmarrjen
më mbështjellin rrezet e dritës🌟🌟
Eli (Athinë)