
E dua Tiranën
E dua këtë qytet të zhurmshëm dhe me drita
Ku bota është afër sa tre shkallë avioni.
Vërtet nuk trokas dot mallshëm te fëmijëria
Prapë mbytem këtu në një det emocioni.
Nuk kam shijuar këtu hapat e ngadaltë në lagje
As gërshetat e vajzave çapkëne faqekuqe.
Në vend të liqenit këtu marr një kordele Lane
Edhe pse nuk mbledh në livadhe tufa me lule.
Në Tiranë jetoj ditët e mëmësisë së gëzuar
Këtu provova dhimbjen, provova brengën.
Kështu e ka jeta që e prek me sy e me duar
Herë të jep lotin, herë të jep këngën e buqetën.
Këtu përsëri shijova zilet në shkolla
Atë vrap të nxituar për te nxënësit çamarrokë
Në klasat me dritë më bëhej si arrë bota
Ku të gjithë bëheshim fitimtarë me kurorë.
Mos u çuditni nëse betohem për këtë qytet!
Atë që do bëjnë dhe ata që këtu do të lindin
Është bukur të jetosh mes ëndrrës që shpërthen
Pa provuar dhimbjen që të jep zhgënjimi.
Tiranë Gusht 2026
Autori Silvana Çekiçi Rodi