
E FITOI DHE PAPAGALLI…
(fabul)
si këngëtar ky Papagalli…
Qe i zoti…dhe jo më kot,
tani qan…më jo nga halli…
Imituar kisht pat përditë,
pyll më pyllë duke rendur…
Pushtetarë…dhe Opozitë,
hiç për ta nuk qe trembur…
E Juria tash e shperbleu,
çmim të parë atij i dhanë…
Me sa duket…e zhgënjeu,
se për çfarë nuk ia thanë…
I krekosur…çmimin tund,
e s’kuptoi…që qe genjyer…
Imitonte pyjesh…pafund,
krye-lart e pendët shqyer…
Shpejt harroi ky Papagall,
që në këngë hiç s’ia thosh…
Djersët çurg…erdh vërdall,
kur s’ia vlejti…asnjë grosh![]()
Luan Sheshi : 29 tetor 2025…