E harrova lapsin dikund-Avdush Canaj 

E HARROVA LAPSIN DIKUND

E harrova lapsin dikund

Kërko e kërko

Ai askund

As në mes të fletores

Ku e lë shpesh si tip

Dil, i thashë, ku je

Mos bëj shaka pa krip

S`të ka hije fare

Dua ta vizatoj këngën

E zogut në dritare

E dëgjova të qeshuren e tij

Në xhepin e vjershës

Me qershi

Kur ma puthi dorën

E m`i përkëdheli flokët

S`ishte zogu i mirë

Kishte fluturuar te shokët.

22 shtator 2020