E shtuna ime-Ermira Ifandi

E SHTUNA IME

Iu përvodh qytetit të tejmbushur me zëra
Fluturoi pandalur, kapërceu male dhe ura
si një flutur e bardhë me krahë lumturie
Frymën e mallit ndali lehtë, buzëve të tua.

Të përkedheli butësisht, të preku në shpirt.
Vallëzoi lehtë si një sorkadhe përrreth teje.
Një gjethe të zverdhur të la në duar, dhuratë
Të mahniti me lëvizjet e saj, të ngjalli kujtime.

Ashtu, i përhumbur në kujtime të hershme,
nxitove të fshihje lotin, të mblidhje veten.
Vrapove pas futurës së bardhë si një dre i vogël
Sa shumë dëshiroje ta shtrëngoje fort në gji.

E shtuna ime iu përvodh qytetit antik, të huaj.
Rendi me krahët e palodhur të stërmunduar në vite.
Përmes erës vjeshtake, shtigjesh dashurie.
Të puthi ashtu, si dikur të puthën buzët e mia …

çast
Athinë, më 14.09.2024
E D.Ifandi