Edhe ti mër Mark?!
Prof. Mark Palnikaj mund të ketë kontribute të vyera hulumtuese dhe historike, por në këtë interviste tek Dritare.tv, kam shumë rezerva për të, pasi nuk ka folur fare drejtë për kontributin e Vëllezërve Frashëri, Ideologovë dhe Baballarëve të Kombit Shqiptar. Duke i quajtur me ton përçmues “njerëz t’fuqishëm”,dhe duke i akuzuar se kanë hap vetëm një shkollë shqipe. I nderuar studjues Mark Palnikaj, vëllezërit Frashëri kanë vepruar brënda mundësive të kohës ata nuk ishin qeveritarë,pashallarë. Të flasësh me këtë ton përçmues dhe siguri (sikur të kesh jetuar në atë kohë dhe ato rrethana) më duket një mungesë jo pak e vogël korrektësie studimore.
Rikujtesë prof. Mark Palnikaj për vëllezërit Frashëri.
Sami Frashëri me Pashko Vasën,dy ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Naim Frashëri, Poeti i palodhur Kombëtar që zgjoi ndjenjen dhe krenarinë tek Shqiptarët. Për Naimin ka mbi 150 poezi të dedikuara të dokumentuara nga poetë shqiptar të shquar.
Abdyli Frashëri, një ndër protagonistët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe në kryesinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Mehmet Frashëri, vëllai më i vogël, i cili për veprimtaritë e tij atdhetare u përndoq gjatë gjithë jetës burgjeve dhe internimeve në Turqi.
Mid’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit, në Kryesinë e Kongresit të Manastirit bashkë Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin.
Është e njohur nga të gjithë shqiptarët sakrifica dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri për Kauzën Shqiptare, të cilët shkrinë pasurinë e tyre për të ardhmen e atdheut,ekziston edhe një këngë dedikuar Abdyl Frashërit që shkriu pasurinë e dhe shiti pronat e tij për të ardhmen e vendit.
Ndiqeni videon dhe gjykoni vetë.https: