Energjia ripërtëritet çdo 3600 vjet -Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia

1.

Nëse njeriu, ka një dëshirë për të kuptuar botën dhe universin, duhet të njihet me një nga sekretet më të lashta të natyrës: energjinë.Misticizmi, që ka ekzistuar për mijëra vjet, na fton të thellohemi në këtë realitet të padukshëm.Energjia është forca që mban të lidhura,çdo gjë që ekziston.Dhe universi i gjerë, i cili është një vallëzim i përjetshëm i lëvizjes dhe transformimit, është në thelb, energji e pastër.E gjithë kjo energji,që është ajo që mbush çdo hapësirë dhe kohë .Është ajo, që mban të lidhura rreth 3 trilionë galaktikat në universin tonë.

Çdo galaktikë është një qytet i madh kozmik.Ku çdo yll dhe çdo planet është një shenjë e energjisë që krijon,që evoluon dhe ripërtërihet. Në këtë panoramë të pafundme. Çdo galaktikë është si një pikë dritë, që ndriçon pa fund, errësirën e kozmosit.Një pasqyrë e pafund e energjisë, që na lidh të gjithëve.

2.

Megjithatë, ndër këto galaktika, ajo që quhet Rruga e Qumshtit, galaksia jonë.Kjo galaksi është :”shtëpia jonë”.

Rruga e Qumshtit përmban rreth 100 miliardë deri në 400 miliardë yje, dhe secili prej këtyre yjeve është një burim energjie i jashtëzakonshëm.Një qendër që ndriçon në errësirën e pafund.Sistemi ynë Diellor, për shembull, është vetëm një nga shumë sisteme planetarë që ekzistojnë në galaksinë tonë.

…Ky univers, me gjithë misterin dhe pafundësinë e tij,na fton të shqyrtojmë jo vetëm atë që shohim.Por edhe atë, që nuk mund ta shohim.Është energjia, që mban të lidhur gjithçka.Dhe çdo galaktikë.Çdo yll,çdo planet, është një manifestim i kësaj energjie.

Dhe ne, si pjesë e këtij kozmosi, jemi të lidhur me të në mënyra që mund të mos i kuptojmë plotësisht.Por ,që ndoshta, në thelb,janë pjesë e një dimensioni më të thellë të ekzistencës.Thjesht trupi i njeriut dhe toka dhe planetet janë të lidhura me energjinë dhe shikoni përbërjen kimike dhe do ta kuptoni lidhjen…

3.

Një përpjekjen për të kuptuar natyrën e universit dhe mënyrën se si ekzistenca e planetëve dhe galaksive që qëndrojnë në hapësirë.Mund të përfytyrojmë një botë ku çdo objekt, çdo yll dhe planet,është i mbajtur nga një forcë e thellë dhe e padukshme.

…Në Rrugën e Qumshtit, për shembull, mund të ketë miliona deri në miliarda- planetë.

-Po, si qëndrojnë këto planete në hapësirë?

-Si mund të ekzistojnë pa rënë,pa u shpërndarë nëpër pafundësinë e kozmosit?

Teorikisht, kjo mund të shpjegohet nga energjia e të kundërtave një balancë mes forcave të gravitetit dhe energjive të tjera që mbajnë strukturën e universin në një gjendje harmonike. Megjithatë, në një nivel më të thellë, mund të themi se është energji e krijuesit, që mban të lidhur gjithçka në galaksi.Kjo është një lloj energjie,një forcë misterioze ,që nuk mund të matet lehtësisht.Por, që vepron si një lidhës kozmik për çdo galaksi, çdo yll dhe çdo planet.

Kjo është ajo që bën të mundur ekzistencën e universit, dhe përmes saj, çdo cikël kozmik është i lidhur me një energji më të lartë dhe më të thellë.Shkurt kjo është energjia e Zotit.

4.

…Kjo energji është e lidhur me ciklet kozmike,që përcaktojnë ritmin e jetës së galaksive.Një nga konceptet më interesante që lidhet me këtë energji është cikli 3600-vjeçar, që quhet “rend botëror”.

Ky cikël, i njohur nga traditat mistike dhe filozofike, është një periudhë e gjatë kohore.

5.

…Kur përfundon një cikël energjia ripërtërihet.Çdo 3600 vjet,një cikël i tërë përfundon dhe një i ri nis.

Kjo është një ide, që ka udhëhequr shumë kultura dhe tradita të lashta.Duke sugjeruar, që çdo cikël ka një përfundim dhe një fillim të ri,që është i lidhur me energjinë kozmike që përshkon gjithçka.Në këtë kuadër, galaksitë dhe planetët kalojnë përmes cikleve të ripërtëritjes së energjisë.

Pas çdo 3600 vjetësh, një cikël mbyllet, dhe një cikël tjetër nis.Energji e ripërtërirëpozitive është ajo që mbush hapësirën me objekte dhe që mund të ndihmojë në transformimin e gjithçkaje, që ekziston, në një mënyrë që nuk mund ta kuptojmë plotësisht.

6.

Një nga momentet më të rëndësishme, që lidhen me këto cikle është 22 dhjetori i vitit 2012. Ky është një moment i njohur ku shumë besime dhe kalendare antike, si kalendari Maya dhe parashikimet sumeriane, sugjeronin se një cikël i madh kozmik kishte përfunduar dhe një cikël i ri po fillonte

7.

…Dëshmitë e këtyre civilizimeve të lashta flasin për kalimin nga një periudhë në tjetrën, përmes një ndryshimi të thellë energjetik që ka mundësuar një kalim nga një fazë ekzistence në një tjetër. Këto parashikime dhe kalendare janë më shumë se thjesht data. Ato janë dëshmi të një lidhjeje të thellë mes energjisë kozmike dhe zhvillimit të njerëzimit.

8.

…Sumerët,për shembull, flisnin për një cikël të pasueshëm të kohës dhe energjisë,që shpjegonte zhvillimin e civilizimit dhe kalimin e tij përmes periudhave të ndryshme.

…Kalendari Maya, nga ana tjetër, i përmendte këto cikle të energjisë,duke i parë si pasqyra të ndikimit të energjisë kozmike mbi tokën dhe popujt e saj.Ata besonin se në fund të çdo cikli, një pastrim i thellë do të ndodhte, pas të cilit një epokë e re do të lindte.

…Në këtë mënyrë, energjia e krijuesit është ajo që mban të lidhur çdo galaksi.Çdo planet, çdo qenie dhe çdo cikël kozmik. Ky është një proces ,është një ritëm kozmik që përcakton çdo moment të ekzistencës. Çdo kthesë dhe çdo fillim të ri. Ne, si pjesë e këtij kozmosi, jemi gjithashtu pjesë e këtij cikli të pafund, që na fton të kuptojmë se jeta, në çdo formë që ekziston, është një pasqyrë e një energjie të përjetshme dhe misterioze.

9.

…Në vitin 2012, përfundimi i një cikli kozmik dhe nisja e një tjetri shënoi fillimin e një rendi të ri botëror,një kalim në një fazë të re të energjisë universale.

Ky ishte momenti kur planeti Nibiru, sipas disa besimeve dhe teorive , bllokoi energjinë e mëparshme,që kishte udhëhequr galaksinë tonë deri në atë moment. Ky bllokim kishte për qëllim rifillimin e një energjie të ripërtërirë,një energjie që do të shërbente si baza për ciklin e fundit të galaksisë sonë,para përplasjeve të mundshme me galaksinë Andromeda.

10.

Ky moment kalimi,ky cikël i ri,është i lidhur ngushtë me një ndryshim radikal në mënyrën se si energjia udhëheq ekzistencën e gjithçkaje.

Ndërsa cikli i vjetër përfundon, ai pason një rend të ri.Një rend, që është më i lartë, më i avancuar dhe në disa aspekte, më i mistershëm. Energjinë e mëparshme, që ka ushqyer dhe mbajtur në jetë religjionet, pra to fetare tani është jashtë funksionit.

11.

Për të kuptuar më mirë këtë, duhet ta imagjinojmë se çdo fe dhe sistem besimi,që ka ekzistuar deri tani është ndërtuar mbi një rrjedhë të energjisë,që tashmë ka humbur fuqi.

…Energjia e ripërtërirë, që ka filluar të mbajë gjithçka në një cikël të ri, tani ka të tjera synime dhe qëllime.Ajo nuk do të përshkojë më linjat e vjetra.

…Sepse nëse do të ishte kështu, nuk do të kishte pasur nevojë për një cikël të ri. Cikli i vjetër mund të kishte vazhduar nëse energjia do të kishte qenë e pandryshuar.

Ripërtërimi i energjisë sjell një lëvizje të re, duke krijuar linja të reja.Këto linja janë jashtë të ashtuquajturave “feve të vjetra”. Energjia e re tashmë kalon në rrafsh të ndryshëm, duke krijuar një mundësi të re për zhvillimin e një cikli të ri,dhe rend të ri botëror.Por, që është më i thellë dhe më kompleks se sa ato që kemi njohur deri tani.

12.

Ky cikël është mbyllur. Ai ka larguar nga memoria e njerëzimit çdo gjurmë të energjisë, që dikur udhëhoqi linjat e vjetra të besimeve .Po ka filluar të funksionojë një energji e ripërtërirë, e cila ka kaluar në linja të reja dhe të ndryshme. Në këtë kohë krijuesi tokën e ka ndarë në trekëndsha dhe njëri prej rajonev që synohet energjia e ripërtërirë është Mesdheu.

13.

Por ka përfunduar cikli. Energjia e re tashmë është në funksion, dhe ajo do të udhëheqë një rrugë të re për njerëzimin.

Krijuesi ndërkohë ka krijuar kanalet e reja për energjinë.

Puna e energjisë nuk mësohet në libra.Ajo është dije hyjnore.Ajo qeverisë universin.Dhe sigurisht tokën. Kjo punë është kush e kupton.Kush nuk e kupton !

…U qoftë udha e mbarë në errësirën e pafundme, atje ku jetohet me energjinë e errtë.

foto 1-si duket toka dhe dielli nga marsi dhe sa i madh eshte universi.

foto 2-Galaksia jone.

foto3-energjia e Zotit e pikasur nga Ufot drejt tokes.