SARANDIS ALIVIZATOS
EJA ÇOHU NAZEMADHJA
(ΕΛΑ ΣΗΚΩ ΒΡΕ ΝΑΖΙΑΡΑ)
Eja çohu nazemadhja
Çohu ti moj katastrofë
Sina naja, sina naja,
Të shpjegosh se ç’do të thotë.
Çohu, hidhe ciftetelin
Zemra zjarr mes flakëve
Kurmet ngjala të përdridhen
Dashnorët mes valëve.
Dridhu pra në vorbull kthesash
Hape gojën,ç’ farë do ti?
Të të shohin djem e shemra
Edhe nga të ferrit rrjeta
Ngado njerëzit e ligj.
Eja ,çohu nazemadhja,
Çohu ti o zemëbardhë,
Sina naja,sina naja,
Të shkaktosh një dëm të madh.
Eja,dridhe ciftetelin
Si përzënie vdekjeje
Pagëmëditjen le ta vjelin
Sazexhinjtë e defeve.
Hidhu ,pra,në vorbull kthesash…
Përktheu nga greqishtja: Lefter Shomo K/789s a.α.
