PASARDHËS TË ILIRIT
Mes fatesh klandestinë
Rrotulloheni kordinatash si të mpirë ,
Dheut tuaj jeni të huaj,
Dheut të huaj jeni jetimë
Dhe rendni , e rendni
Pa asgjë pas shpirtit ,por pa frikë
Botën ta përpini,
Atje ku sosen qiejtë
Mes fatesh klandestinë
Me frymë edhe pa frymë,
Me zotat firmosni lutjet,
Në tempujt e zjarrtë të shpirtit
Në start me kohën , botēn zemrave uzurpuat
Sot mes sfidash gëlltitni Sfinksin
Gjithmonë ndritni mes zemrash të bashkuara ,
Ju pasardhës të ilirit.
Valbona Kolaveri
