Zbrit nga ajo majë, o njeri!Nga Josif Gjata

Poezi
nga JOSIF GJATA

Eh, si është bërë kjo botë,
Dreqosur mos më keq!
Marrëzia ka marrë udhët e drejtimit,
Me galop, zvarrë na tërheq.

Veshur e kollarisur i pashkolli,
Vegël qorre e partisë,
Injorantë, hajdutë e vrasës,
Veshur me petkun e trimërisë.

Nuk njeh ligje e rregulla fare,
Në minorancë përbalt shumicën,
Pasurohet me vila e çifligje,
I vë para kalit gomaricën.

Vuan populli nga këta dreqër,
Duan karrige e pushtet,
E quan dele a manarë,
Përjetësisht të mbeten mbretër.

Vetëm vota popullore
Jua jep këtë llogore.
Zbrit nga ajo majë, o njeri,
Mos hidh baltë e marrëzi!

Lëre popullin të qetë,
Mjaft palaço partie zgjodhët!
I zgjedh vetë njerëzit që do,
Boll e dogjët dhe shkatërruat!

Gjiri i popullit nuk shter kurrë,
Ndërton vendin mrekulli,
Lind burra të vërtetë,
Meriton përherë lavdi!