Ëndrra jetime-Lefter Shomo

LEFTER SHOMO

ËNDRRA JETIME

Si diej shndritur n’ënderrim

Ëndrra sa shumë ju doja

Ju mbaja nën kujdesin tim

Për ty i kultivoja..

Si yje zgjedhur imtësisht

Me dashuri llastuar

Të shpirtit dridhmë,dashuri

Për ty të destinuar.

I mbaja në mall n’ adhurim

Me afsh dashuri e dhele

Me ndjenja ngjeshur ngazëllim

Nisur karvan drejt teje.

Por ti s’ i ledhatove kurrë

Pranë tyre kurrë s’u gjende

I mbaja në zemër pikturë

Për dritë në jetën tënde.

E akullt,pa asnjë respekt

Si pjesë e ftohtë hëne

Shmangeshe tinëz me lezet

Lije hije çapkëne.

I fyeve t’artat ëndërra

Rrugëve lënë jetime

I bërë bisha e zhgjëndra

Makthe në jetën time.

Lefter Shomo K/60p.i.sh.