Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Enkileda Carja, vajza nga Gizaveshi i Librazhdit shndërrohet në mbretëreshën e Evropës...Shkruan: Çaush Kullafi

Enkileda Carja, vajza nga Gizaveshi i Librazhdit shndërrohet në mbretëreshën e Evropës…Shkruan: Çaush Kullafi

Enkileda Carja, vajza nga Gizaveshi i Librazhdit shndërrohet në mbretëreshën e Evropës, vendos 6 rekorde dhe triumfon me 3 medalje të arta

Shkruan: Çaush Kullafi

Në garat e zhvilluara në Durrës, ku emocionet dhe energjia sportive pushtuan skenën europiane të peshëngritjes, një vajzë shqiptare ngriti lart jo vetëm peshat, por edhe krenarinë e një kombi të tërë. Enkileda Carja, vajza nga Gizaveshi i Librazhdit, u

shpall kampione absolute e Europes, me medalje të artë, me 6 prova rekord per U-20., në kategorinë 63 kilogramë, duke thyer tre rekorde europiane në stilin e shkëputjes, me 93 kg, 95 kg dhe 97 kg.

Kjo arritje mbart në vetvete një domethënie të veçantë për ne që vijmë nga e njëjta trevë e Librazhdit, ku forca, qëndrueshmëria dhe vullneti janë pjesë e karakterit të njerëzve tanë. Gizaveshi, ky fshat i thjeshtë e punëtor, po nxjerr tashmë bij e bija që ngjiten në majat e Europës, duke u bërë ambasadorë të denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kur dëgjon se një vajzë nga vendlindja jote shpallet kampione e Europës, zemra të mbushet me emocion, krenari dhe shpresë. Është ndjesia e atij gëzimi të pastër që bashkon një komunitet të tërë, mësues, prindër, bashkëfshatarë, që e ndjejnë këtë sukses si të tyrin. Enkileda nuk përfaqëson vetëm veten apo klubin, por është simbol i këmbënguljes shqiptare, i një brezi që po e kthen sportin në pasaportë dinjiteti kombëtar.

Falënderim i veçantë i takon familjes Cara, e cila me përkushtim, durim dhe dashuri ka qenë themeli mbi të cilin është ngritur kjo vajzë e talentuar. Në çdo triumf të Enkiledës ka një copëz sakrifice prindërore, një ndjenjë të pastër mbështetjeje që ka ushqyer forcën e saj shpirtërore.

Sot, emri i Enkileda Carjes tingëllon me krenari në çdo cep të Shqipërisë. Ajo është shembull frymëzimi për vajzat e reja, për brezat që po rriten me ëndrra e guxim. Sepse suksesi nuk lind rastësisht, ai ndërtohet me mund, disiplinë dhe dashuri për atë që bën.

Në podiumin e lavdisë europiane, bashkë me flamurin kuqezi, qëndron edhe krenaria e Librazhdit dhe Gizaveshit, vendit që po dhuron kampionë në shpirt e në vepra.

Enkileda Carja vazhdon të shkëlqejë!

Na bëre krenarë Enkileda!