

NATA DE TERRA
(E lindur nga Toka)
Trupin e lodhur e tërhoqa zvarrë
Shtigjeve të panjohura, shtete e dete
Rrënjët më mbetën atje me shpirtin e vrarë
Aromën e Tokës Amë e solla me vete
Flas me Alpet e Shqipes hijerënda
Gjuha e lashtë ma këndon himnin
Rrjedha e lumenjve kristalorë
Qysh moti ma ka rrëmbyer shikimin
Vazhdo të jesh gjithmonë unike
E dëgjoj një zë që heshtas më flet
Jeta dhe vdekja janë dy mike
E lindur nga Toka, kthehu, se ajo të pret!
Valbona Ahmeti
Nga libri: Vargje Të Përdiellta!
Piktura nga: Marsel Fregjaj