
Erërat
Ti fryn e lirë, andej nga deshe
Kur vjen rradha me flakën luan
Zjarr të fikur kur deshe ndeze
Dhe zjarre të ndezur i shuan
Era, bija e gjetheve e luleve
E lakuriqtë bredh gjith beharë
Fryn e fuqishme, lugjeve honeve
Në dimër martuar me acarë
Era e djersës është era e vërtetë
Ajo pak pëlqehet sot në njerzi
Po ta njihte sot atë një deputet
Kjo do ishte vertet një mrekulli
Pika e djersës mërgon pikën e lotit
Kjo dihet në të gjithë rruzullimin
Ndaj ka peshën dhe formën e globit
T’i sjellë njerzimit gëzimin.