

LEFTER SHOMO
ERIKOS THALASSINOS-MAGJI O HËNË MË KE BËRË
( ΦΕΓΓΑΡΙ ΜΑΓΙΑ ΜΟY’ ΚΑΝΕΣ)
Μagji o hënë më ke bërë
Mërgimit duke u endur
Mbeti jetime ajo shtëpi
Mbasditet ngjyer në zymti
Dhe malet lotë kanë derdhur.
Një zog dërgomë o qielli im
Nënoçkës të m'i çojë durim.
Një zog dërgomë o qielli im
Dërgo një dallëndyshe
Të shkojë të ndërtojë fole
Te kumbulla q’ është në bahçe
N’ atë ballkon prej pishe.
Një zog dërgomë o qielli im
Nënoçkës të m’i çojë durim.
Nënoçkës të m’i çojë durim
Shamisë lidhur të kuqe
Pajën t’i çojë motrëzës,
Komshies pranë portëzës
Në buzë një t’ ëmbël puthje .
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 644 e.th.α