Dritan Mardodaj

Matteo Mandala dhe Mark Palnikaj kanë bërë një punë të vyer përsa i përket perjudhës së mesjetës, arbëreshëve të Italisë, edhe me zbulime të reja, apo të bujshme.
Fatkeqësisht ky kontribut apo standart studimor nuk pasqyrohet përsa i përket Përjudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Nga njëra anë z. Matteo Mandala, thotë me përçmim dhe duf të madh, (sipas intervistës së z. Mark Palnikaj tek Dritare.tv) “është turp që Mësonjëtorja e parë shqipe quhet ajo e Korçës”, i nderuar z. Matteo Mandala, është Mësonjtorja e parë shqipe përsa i përket sistemit arsimor, patjetër që ka patur dhe shkolla të mëparshme shqipe.
Nga ana tjetër z. Mark Palnikaj në një intervistë në Dritare.tv, relativizon shumë, madje kalon deri në përçmimin e Vëllezërve Frashëri. Kjo lloj qasje dhe retorikë e tyre jo korrekte përmban tone fetarizuese, dhe mund të përbëj cënim për përçarjen fetare ndërmjet shqiptarëve. Është për t’u çuditur që pesona dhe studjues të tillë të jenë kaq larg pikëpamjeve dhe idealeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare?!
Historia e Kombit dhe e Republikës së Shqipërisë është shkruar me kontributin intelektual,atdhedashës, dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve si katolik,si bektashi,si ortodoks,si mysylman.
Kujt nuk i pëlqen ky fakt historik për arsye preferencash personale apo ndonjë arsye tjetër, jo vetëm që nuk përmbush standardet për një studjues të mirëfilltë, por as atë të një shqiptari të ndershëm,të vetëdijshëm për origjinën e tij shqiptare,arbërore. I nderuar z. Matteo Mandala dhe i nderuar z. Mark Palnikaj, ju lutem vazhdoni me perjudhën e mesjetës së e keni mirë, por do ju sygjeroja t’i mbanit larg duart nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, pasi mesa duket nuk keni as përgatitjen dhe as qasjen e duhur, dhe jeni larg idealeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilët nuk e vinin farë në konsideratë çështjen fetare pasi e kishin të qartë që mund të përbënte cënim rrezik përçarës për Kombin Shqiptar.