Perparim Hysi

“Ethe” gushti
(cikël me poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1. Si?Nuk më besoni?
Po e lë veten në krahët e qefit
M’u arratis shpirti nga trupi.
Dilni e më shihni! Nuk mbahem shendit
Sado që jam plak,nuk pyes nga turpi.
Çfarë,nuk besoni dhe jini të mëdyshur?
Dhe ç’lexoni e mirrni si sajim?
Më erdhi,o miq,syri i ndritur
Dhe bashkë me të shkuan në”vidhimë”.
Me të jam dhe kam vënë krahë si dragua
Dhe nuk ia kam asnjeriu për pesë
Mos më dilni përpara mua
Se për dashuri kam “licencë”.
2. Mbas dekadash
I them asaj:- Mos je ajo?
Ajo që njoha dikur,
Unë jam, por çfarë do?
Se kemi vite pa u parë,qëkur…
Sa po çuditem!
Çuditem shumë që po ju shoh!
Si nuk e sheh që gati po lajthitem?
-Moj, a ke sy apo jo?
Po ti dikur as nuk më the gjë
Mos do ta shpija mendjen,vallë?
Duhet ta vije re që ç’ke me të
Dhe e putha me mall.
Oh,bëri,sikur ra në korent
-Po ti,atëherë,ku e kishe gojën?
Eh, sa kohë ka ikur,”belbacak” i shkretë!
Dhe puthjet s’e mbajnë dot”ojën”.
3. Dhe i thashë
Dhe i thashë:- Je e mrekullueshme!
Ndaj dhe unë të dua.
Pa më zuri”gjarpërushka”
Më “kafshoi” mua.
Eh,se ç’vajti në atë vapëgushti
Veç pse thashë dy fjalë.
As që pyetëm më nga turpi
Të zhytur në mall.
Me të mundem,edhe rrokem
Si dy “axhamijë”
Dhe këndellem e gëzohem
Sado jam kokëthinjë.
4. TI
Ti je dhe parfumi,dhe aroma
E bukur je si një yll!
Zura t’i putha ato buzë të njoma
Që mbanin erë trëndafil.
Ke një dlirësi që të bën për vete
Buzëqeshjen të kripur dhe pak të druajtur.
Ti sikur ke ardhur nga të tjerë planete
Ndaj,kush të sheh, bëhet si i luajtur
O.”Ethet e gushtit” janë të rënda për një plak
Por ti je aq e bukur,e gjitha si një dremitje
Më”lojtën burgjitë”,u ktheva çunak
Se je aq e magjishme si një xhinde.
5.ATO
Çdo emër si një shtrëngim zemre
Asnjë prej tyre nuk veçoj.
Ah,sa e madhe është bota e një femre!
Dhe asnjërën prej tyre nuk harroj.
Secila prej tyre kishte sharmin e vet
Dhe aromën e veçantë kishte secila
Me to është mbushur plot imja jetë
Ndaj për to flas me superlativa.
Kështu po shkruaj,se e meritojnë
Të veçosh,ndonjërën, bën mëkat.
Flas për femra që dinë të dashurojnë
Dhe akujt nuk dua t’i hyjë në hak.
I kam dashur se diçka në zemër kam ndierë
Dhe ndjenja,mes nesh,ka qenë reciproke
Çdo njërën prej tyre e kujtoj si vlerë
Dhe nuk lë vend fare për ekuivoke.